Viktor Bruceti u lind në Shkodër, më 26 shkurt 1938. Mësimet e para i kreu në vendlindje kurse studimet e larta për aktor i nisi në Akademinë e Arteve në Bukuresht, Rumani, që iu ndërprenë për shkak të situatës politike së kohës, për të vazhduar në Tiranë në shkollën e lartë “Aleksander Moisiu” Tiranë (ILA). Më 1964, filloi punë si aktor në teatrin “Migjeni” Shkodër ku punoi deri më 1992, kur emigroi ne Itali. Ishte nga aktoret që rolet i vizatonte me mjeshtëri.

Viktor_Bruceti-1
Nga rolet që kanë mbetur në kujtesë përmendim: rolin e Migjenit tek pjesa e Tom Shoshit,  Pali në “Përkolgjinajt” e Kol Jakovës, Harapi në dramën “Shpartallimi” të F. Krajës (1977), Marku në dramën “Ftesë për darkë” të Stefan Caplikut (1995) etj.

Ka interpretuar edhe ne 12 filma artisike, kryesisht role te dyta dhe episodike:

Furtuna – (1958),
Komisari i dritës – (Inxhinieri,1966),
Thirrja (Pali,1976),
Ditet qe sollen pranveren (Prifti, 1979),
Radiostacioni – (Borgjezi, 1979),
Çeta e vogël – (Hansi, 1979),
Qortimet e vjeshtes – (Prefekti, 1981),
Nje natë pa drite – (Inspektori, 1981),
Thesari – (Mihali,1981),
Flaka e maleve – (Hakiu,1982),
Të paftuarit – (Gjeometri, 1985),
Hije që mbeten pas – (Idrizi, 1985).

U nda nga jeta më 8 tetor 2010 në Francë.