josif-papagjoni
 Ragimi ne Facebook nga Josif Papagjoni (studjues dhe kritik arti)

Nuk kisha deshire te komentoja per ritualin e faljes se kurban bajramit ne sheshin e madh te Tiranes. Eshte teme delikate dhe me ndjeshmeri. Por pak nga pak, thuajse heshturazi, nen nje pranim te bute qe perligjet me tolerancen fetare si virtyt i shqiptareve etj, etj, po grabitet, ne fakt po pushtohet nje hapesire edhe me e ndjeshme se kurban bajrami: kujtesa historike, dinjiteti kombetar, fryma evropiane e rinise. Fatalitetin e konvertimit fetar te pjeses me te madhe te kombit nga te krishtere stoike e sypatrembur dikur ne myslimane me nje fondament arkaik, si kulture jetese se paku dhe si filozofi, sot jo vetem e perligjim, por kerkojme dhe revanshe te fshehta, gjersa e bejme grotesk monumentin dhe vete sheshin e Gjergj Kastriotit. Me duket si nje tradhti dhe zbrapse e dyte kjo. Shqiperia eshte shekullare, jo shtet fetar, prandaj dhe institucionet e saj mund ti shmangen me zgjuarsi dhe mirekuptim trysnive apo lakmive per tu veteshpallur gati si nje vend dhe shtet mysliman, aq sa dhe te medhenjte e vendit shkojne per haxh kur jane ne detyra shteterore kapitale. Atehere le te fillojne garat se kush komunitet fetar do te mbush sheshin Skenderbej. Ai shesh eshte per qytetaret, jo besimtaret. Kush e leshon duket sikur i ben mire nje pale, fiton pese vota neser, por zemeron sakaq palet e tjera dhe ndez shkendine e zjarrit. Une degjova me kujdes kumtin e myftiut te Tiranes, qe ishte tejet korrekt, civil dhe ne gjegje te paqes, harmonise, atdhetarise madje, packa se argumenti ne vetvete midis Kastriotit dhe shqiptareve myslimane ishte kontradiktor vetiu. Bukur! Por kjo optike duhet te reflektohet edhe ne veprime. Nese Gjergj Kastrioti luftoi dhe sakrifikoi kunder pushtuesve turq qe erdhen me flamurin e islamit dhe e cuan vendin ne terrin e Harramit, aq sa dhe sot korrim egjren e tyre, atehere pranojeni metaforen e perjetshe dhe orientuese te tij: Evropen dhe mendesine e saj, menyren e jeteses se saj. Se ka rrezik nje dite qe te rivishen gocat e reja me citjane dhe te mbulojne fytyrat me shami, sic ka nisur kjo valle me shtresat e varfra e lehtesisht te manipulushme nga ca fondacione vetem me nje page nen dore. Dhe te nisin e tercellojne dhembet burrat dhe meshkujt qe mund ti quajne lavire gocat tona te bukura me minifunde dhe make-up grishes. Gjepura, do me thone disa! Mirepo mua me tremb ai shesh me njerez qe duket sikur bejne karshillek, ulen ne gjunje dhe vene koken ne dhe, teksa ky ritual u kundershtua dikur edhe nga vete Zogu, sepse fyente dinjitetin e burrit. Nuk e di nese kishte me burrat edhe gra, sepse riti i faljes myslimane i vecon burrat nga grate. E cdo te thote kjo per nje shoqeri moderne evropiane? Pse s’i marrin, bie fjala, burrat myslimane edhe grate e tyre ne perfalje? Pergjigja nenkuptohet. Mirepo burrat dhe grate jane njesoj para zotit. Rituali i trasheguar ka nevoje per moderim. Ne Shqiperi ka nje mase shume te madhe ateistesh. Nderkohe shoqeria e konsumit dhe e internetit nuk e pranon me nje Zot me zakone dhe rituale anakronike e te pamoderuara, qe e fyejne sjelljen njerezore, njeri pas tjetrit. Feja le te shoh strehen dhe punet e veta, shteti te qytetareve. Prandaj: Shtet, mos i shkel caqet, sinoret, te drejtat, pra dhe simbolet bashkuese te popullit, kujtesen historike, shkallen e emancipimit te arritur mes nje pune iluministe ne shume breza. Me ne fund, edhe une jam i bindjes absolute se gjesende te tilla jane te perkohshme dhe do triumfoje shekullarizmi yne qe eshte mbjellur qysh nga Rilindja: besimtaret brenda ne tempujt e tyre, qytetaret jashte ne sheshe publike te tyre, atje, te Gjergji yne i pamort…