Sot vdiq Nelson Mandela, luftëtar për të drejtat e njeriut, President i Afrikës së Jugut.
Nelson Mandela, emri i vërtetë (Rolihlahla Dalibhunga Mandela) lindi më 18 korrik 1918. Ai studioi për juridik. Që i ri u ngrit kundër shtypjes së popullsisë me ngjyrë në Afrikën e Jugut dhe për respektimin e të drejtave te njeriut. Filimisht ai zgjodhi rrugën paqësore. Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” së bashku me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri më 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit a u bë lideri i grupit të armatosur i organizates ANC, e cila kishte në programin e saj edhe përdorimin e dhunës. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie, kurse në vitin 1964 ai u dënua me burg të përjetëshëm, me akuzën se kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, poqese do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas presionit ndërkombëtar Mandela u lirua pa kushte. Në vitin 1993 Nelson Mandela fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh President i Afrikës se Jugut dhe ishte presidenti i parë i zi në këtë vend. Në vitin 1999 Mandela dha dorëheqjen por mbeti aktiv për organizatat për drejtat të njeriut.
Mandela vdiq sot pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg.