Vdiq në moshën 94 vjeçare krijuesi i kallashnikovit, Mihail Kallashnikov
(Mikhail Kallashnikov).
Nga data 17 nëntor ai ndodhej i shtruar nën kurim intensiv mjekësor në Qendrën diagnostike republikane në Udmurtia Rusi.

Kalashnikov lindi më 10 Nëntor 1919 në një fshat të vogël të Rusisë, në Kurya. Ai ëndërronte të bëhej poet dhe ka shkruar gjithë jetën duke bërë edhe 6 libra, Në 1938 u shkrua në Ushtrinë e Kuqe, por për shkak të trupit jo të gjatë dhe aftësive të tij u fut si mekanik tankesh. Që në këtë kohë ai skicoi armët e vogla të luftës. Ai nuk arriti të mbarojë shkollën e mesme. Kur ishte 20 vjec, Kalashnikov krijoni një nga armët më të përdorura në botë, e cila vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme. Por vlera e vërtetë e saj është se kjo armë nuk bllokohet nga kushtet atmosferike dhe as nga një zjarr i gjatë.
Mikhail Kalashnikov u martua dy herë. Gruaja e dytë Ekaterina Viktorovna Moiseyeva (1921–1977), ishte inxhiniere dhe ajo ndihmoi mjaft në dezajnet e armëve të të shoqit. Ato kanë 4 fëmijë.
Vdiq më 23 dhjetor, në moshën 94-vjeçare.
Gjatë karrierës së tij Kallashnikov konstruktoi 150 modele armësh, më të njohurat e të përdorëshmet janë:
AK-47
AKM
AK-74 / AKS-74U / AK-74M / AKS-74
AK-101 / AK-102
AK-103 / AK-104
AK-105
AK-12
RPK / RPK-74
PK / PKM / PKP
Saiga gjysëm automatike
Saiga-30 rrip ushqimi.