Vaçe Zela, Këngëtare, Artiste e Popullit.
Lindi në Lushnjë më 7 prill 1939, ku mori dhe mësimet e para. Që në moshë të re tërhoqi vëmendjen e profesionistëve për zërin e saj. Në fillim u aktivizua e këndoi në Shtëpinë e Pionierit dhe më pas në Shtëpinë e Kulturës të Lushnjës. Konkuroi për tu futur në Liceun Artistik në Tiranë, por e cilësuan “të paaftë”, kështuqë ndoqi Shkollën e Mesme të Përgjithëshme “Qemal Stafa” dhe më pas Institutin e Lartë të Arteve.

vace
Vaçe Zela – Ne Festivalin e Kenges ne RTV

Vaçja filloi punë në Estradën e Ushtarit si këngëtare, ku qëndroi rreth një vit dhe më pas kaloi në Estradën e Shtetit (Teatri i Estradës). Herë mbas here Vaçja aktivizohej dhe merrte pjesë në koncertet që jepeshin brenda dhe jashtë vendit nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Ajo mori pjesë në shumë Festivale të Këngës në RTV.
Karakteristika të këngës së Vaçes ishin interpretimi, fuqia vokale dhe diapazoni lirik.
Kënga e parë me të cilën fitoi Festivalin e Këngës në Radio ishte në vitin me këngën “Fëmija i parë”.
Që nga ajo kohë në repertorin e saj shumë te pasur numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo gjithashtu ka interpretuar shumë këngë si pjesë të muzikës së filmave.
Vaçja ishte fituese 12 herë e Festivalit të Këngës në RTV që ishte aktiviteti më i rëndësishëm i muzikës shqiptare.
Ajo mori titullin më të lartë artistik Artiste e Popullit në vitin 1977.
Vaçe Zela u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Që nga viti 2002 Vaçja ka jetuar me burrin e saj Pjetër Rodiq dhe të bijën në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.

Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë si “Viti Vaçe Zela”, dhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj. Për Vaçen janë shkruar libri “Vaçe Zela… magjia e këngës shqiptare” – shkruar nga As. Prof. Nexhat A. Agolli dhe “E papërsëritshmja Vaçe Zela” – shkruar nga Violeta Librazhdi, mësuese, shoqe fëmijërie.

Këngë:
Serena
Ato Maja Rripa Rripa
Aviatorë Ju Përshëndes
Baladë Për Dëshmorët E Pojskes
Blegërin Delja
Brezi Im
Çamërisë
Çelu Si Mimoza
Camino
Dalngadalë Po Vjen Behari
Dashuria
Dita Ditën Me Këngë E Zgjon
Djaloshi Dhe Shiu
Doli Ylli Që Me Natë
Dritaren Kërkoj
E Bukura More
E Dua Vendin Tim
E Lumtur Të Dua
Endëses
Endrra Ime
Era Pranverore
Esperanca
Fëmija E Parë
Firenze Stanotte Sei Bella
Flakë E Borë
Fqinja
Gëzon Malësia
Gjinkalla
Gjithë Bota Je Ti
Gjurmë Të Arta
Gjyshes
Gonxhe Në Pemën E Lirisë
Granada
Je Simpatik
Jeho
Jetë Na Dhuruat
Ju Vini Krenar
Këndoj Me Mall
Këngët E Vendit Tim
Ku Po Shkon O Partizan
Kur Bie Fyelli E çiftelia
Kur Jam Pranë Teje
Kur Këndoje Ti
Lemza
Lule Shqipëri
Lulëkuqja
Malagenja
Mall Për Mëmëdhenë
Marshojmë Fitimtarë
Me Dhe ëndrrën
Më Ka Zënë Maraku
Me Lule Të Bukura
Mes Lulesh
Mesnatë…
Mesuesi Hero
Mirëmëngjes
Moj E Bukura Shqipëri
Natën Vonë
Ndëgjoje Këngën E Nënës
Në çdo Zemër Mbjell Gëzim
Në Shtëpinë Tonë
Nënat Tona
Nënë Moj Do Pres Gërshetin
Një Zambak I Bardhë Në Gur
Nuk E Fshehim Dashurinë
Nuk është Lodër Dashuria
Nusja E Lirisë
O Moj E Bukur Arbëri
O Violina Cigana
Parti E Vendit Tim
Për Ty Atdhe
Përse
Qeshu Rini
Revolucioni Marshon
Rrisim Jetën Tonë
Shokët
Shoqet Tona ilegale
Shqipëri O Nëna Ime
Shqiponja E Lirisë
Shqiponjat Partizane
Si Agim I Kuq
Sot Jam 20 Vjeç
Të Lumtur Të Dua
Ti Që Ke Në Sy Lirinë
Trëndelinë
Trime Lulja Jonë
Valsi I Lumturisë
Vashëzo
Ylli Partizan
etj.

Film:
Në shtëpinë tonë

Vdiq në Bazel, Zvicër më 6 shkurt 2014

 

Moj e bukura Shqipëri