rozi-Theohari

Rozi Theohari emigroi ne Amerikë në vitin 1994 me familjen e saj. Përvec dy fakulteteve, atij Ekonomik dhe të Historisë e të Filologjisë, të kryera në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000 ajo perfundoi me sukses e u diplomua nga North Shore Community College në Lynn, Mass, USA, në degën “Artet Liberale.” Emri i Rozi Theoharit u vendos në Librin e Nderit “The National Dean’s List”, 1997-1998, si studente e dalluar dhe e nderuar e kolegjeve amerikane. Që prej 13 vjetësh në Amerikë vazhdon të jetë anëtare e shoqërisë së nderit “Phi Theta Kappa”.
Në vitin 2002 ajo botoi në anglisht vellimin me poezi “Two Halves”, në vitin 2003 botoi në anglisht e shqip poemën “Rozafat”, në vitin 2004 romanin “Lajthitje Dimërore”, në vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erë”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skënderbegiane”; në vitin 2007 vëllimin poetik “Rozafa’s Tears On The River Drina” në tri gjuhë, anglisht, rumanisht dhe shqip.

Rozi Theohari vjershat dhe prozat e veta i botoi qysh në vitet’ 60 në gazeta e revista të ndryshme si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e re”, “Fatosi” etj. Ka lëvruar vjershat humoristike e tregimin humoristik, si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijet. Për lexuesin e rritur ka botuar disa libra: “Telashe nga emancipimi” (1969), “Në mungesë të gruas sime” (1973), “Shoku Ndricim hapi kasafortën” (1977), “Pa diagnozë” (1978), “Teto Kalina” (1990). Në vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime.” Për lexuesit e vegjël ka botuar dy përmbledhje me tregime.

Rozi vazhdon një aktivitet të mirë letrar në USA. Ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe boton në revistën “Pena” të kësaj shoqate. Po ashtu, boton vazhdimisht në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”, si dhe në gazetat lokale te Massachusettsit etj.
Për vitin 2005 Rozi Theohari është nderuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë me çmimin “Pena e Artë” për librin “Mbi thinja fryn erë”.
Rozi Theohari në vitin 2006 fitoi Honour Prize në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison Naaman Pour la Culture”, duke u bërë dhe Anëtare Nderi e kësaj shoqate.

U shut më 13 Dhjetor 2014 në Boston USA.

rozi_theohari_rozafa

Few words about Rozi Theohari

Rozi Theohari came from Albania to America in 1994. In her country, she received University degrees from two different institutions, one in Literature and the other in Economics. In 2000, after mastering the English Language, she received an Associate’s degree in Liberal Arts at North Shore Community College in Lynn, Massachusetts. She is a member of Phi Theta Kappa, an International Honor Society. As a high-achieving student, she was nominated to “The National Dean’s List” 1997-1998, which honors America’s outstanding college students. She has published her poems in local newspapers and in poetry anthologies. She also publishes constantly in “ILLYRIA”, the Albanian-American newspaper in New York. Her accomplishment as a writer in English comes from her experiences in her native country, where she published several books. Recently, in 2002, she published a collection of poems in English, “Two Halves”; in 2003, the old Albanian legend “Rozafat”, a long poem in English and Albanian; in 2004, a novel, “Lajthitje Dimerore”; in 2005 a collection of short stories “Mbi thinja Fryn Ere”; in 2006 a collection of short stories,“Jehona Skenderbegiane”; in 2007, the poetic drama, “Rozafa’s Tears On The River Drina”, in three languages: English, Rumanian and Albanian.
In 2005 Rozi Theohari was honored by the Society of Albanian-American Writers with the “Gold Pen” Prize. Rozi Theohari was awarded “The Naji Naaman’s Literary Prize”—Honor Prize—in 2006 and has become honorific member of “Maison Naaman Pour La Culture