Published On: Fri, Jan 15th, 2016

U nda nga jeta gazetari, shkrimtari dhe pedagogu Agron Bala

Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare gazetari, shkrimtari dhe pedagogu Agron Bala (i biri i studjuesit, pedagogut dhe poetit Vehbi Bala).
Agroni ishte në spitalin e Torinos, Itali për kurim, por gjatë paradites së sotme (15 janar) ka ndërruar jetë.

agron-bala

Agron Bala – gazetar, pedagog, shkrimtar

Agron Balla prej vitesh ka punuar si gazetar. Ai ishte një ndër themeluesit e Radios Kontakt. Më pas ka punuar në media të ndryshme dhe në RTSH.

Vitet e fundit Bala ka dhënë kontributin e tij si profesor i gazetarisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe pedagog në degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ndërkohë ka vazhduar të punojë në Televizionin Publik Shqiptar në emisionin 7 x 7 dhe si skenarist. Në krijimtarinë e tij numërohen mbi 200 filma, përfshirë dokumentarë dhe emisione. A gjithashtu ka qenë edhe gazetar pranë delegacionit të BE në Tiranë.
Bala ka shkruar romanin “Jetë në dy kohë”
Stafi i Gazetës Vatra dhe Radios AlbaWave i shpreh ngushëllimet, familjes të afërmve dhe gjithë miqve të tij për këtë humbje.
Lamtumirë Agron Bala!

Mes shqiptarëve në Parma – Dokumentar i gazetarit Agron Bala TVSH

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>