Tinka Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë.
U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 shkoi në Tiranë për të vazhduar shkollën. Vazhdoi Liceun Artistik të Tiranës dhe fitoi konkursin për aktore pranë Teatrit Popullor.
Në vitin 1949 e deri sa doli në pension punoi si aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi shumë role, përgjithësisht role kruesore. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.
Të paharruar kanë mbetur Nene Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Tinka Kurti mban titullin më të lartë artistik “Artiste e Popullit”. Më pas ka marrë shumë vlerësime të tjera si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Tinka Kurti jeton në Tiranë.
Redaksia e Gazetës Vatra i uron artistes sonë të madhe, shëndet dhe jetë të gjatë!
Tinka Kurti jeton në Tiranë.
Filmografia:
Ne kerkim te kujt (2012) serial
Familjet (2009) serial
Ne dhe Lenini (2008)
Mira – (2008)
Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)
Dasma e Sakos – (1998)
Nata – (1998)
Zëmra e nënës – (1994)
Vdekja e kalit – (1992)
Unë e dua Erën – (1991)
Balada e Kurbinit – (1990)
Edhe ashtu edhe kështu – (1989)
Flutura në kabinën time – (1988)
Telefoni i një mëngjesi – (1987)
Në emër të lirisë – (1987)
Hije që mbeten pas – (1985)
Besa e kuqe – (1982)
Qortimet e vjeshtës – (1982)
Si gjithë të tjerët – (1981)
Mëngjeze të reja – (1980)
Nusja – (1980)
Gjeneral gramafoni – (1978)
Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
Emblema e dikurëshme – (1976)
Çifti i lumtur – (1975)
Lumë drite – (1975)
Në fillim të verës – (1975)
Operacioni Zjarri – (1973)
Yjet e neteve te gjata – (1972)
Guximtarët – (1970)
Tana – (1958)
Dokumentari Tinka Kurti – regjia Esat Teliti