TETORI-MUAJ PROMOVIMESH LETRARE NË SHKODËR

8

RAMAZAN ÇEKA
Nga RAMAZAN ÇEKA

Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi
promovimin e katër librave ”Leila Akuzon”, “Xhihadistët e rinj”, “Nën hijen e diktatorit”, si dhe
të fjalorit gjermanisht-shqip të përkthyesit nga gjermanishtja, shkrimtarit Leke Imeraj dhe
bashkëshortja e tij Gudrun Imeraj.
Në këtë promovim ishte një auditor i përzgjedhur me shkrimtarë dhe studiues, anëtarët e
shoqatës, miq të autorit dhe u diskutua për vlerat ideo-artistike, historike dhe mesazhet që
përcjellin këto libra.
Kryetari i shoqatës, shkrimtari Skender Temali, pasi bëri profilin krijues të autorit, në emër të
anëtarsisë i akordoi çertifikatën e mirënjohjes, të cilën Lekës ia dorëzoi shkrimtari dhe
dramaturgu i shquar “Mjeshtri i Madh” Fadil Kraja. Edhe si mik i Imerajt ai e pasuroi profilin e
tij krijues, ku ndër të tjera tha: “Ky shkrimtar dhe erodit që u prezantua sot para nesh, mund të
themi se ka tri pasaporta, natyrisht pasaporten e atdheut të tij, atë të shtetit të madh gjerman, por
mbi të gjitha të njeriut të shquar të letrave. Prandaj i urojmë suksese atij dhe bashkëshortes së
palodhur. Mirse erdhët në Shkodër”!
Interpretimi i aktores së mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Rajmonda Marku, solli emocione tek
të pranishmit në atmosferën e recitimit të disa fragmenteve nga romani “Lejla akuzon”.
Më pas, rreth librave të përkthyer nga gjermanishtja me bashkëautorësi Gudi e Lekë Imeraj
mbi foljet e gjermanishtes në kontekst, diskutuan: poetja Arjola Zadrima, Alfrida Gëzim Uruçi
dhe Kozeta Bruçi, e cila me figurën e saj autoritare dhe të denjë si një artiste ishte edhe
moderatore e veprimtarisë.
Autori, në fund falnderoi të pranishmit e shumtë për pjesëmarrjen, diskutimet e mendimet që
dhanë dhe foli për planet e tij krijuese. Mirënjohje ai tregoi edhe për miqtë nga vendlindja e tij
Lekbibaj, Tirana e Tuzi, veçmas birin e Shkodrës, shkrimtarin dhe publicistin e mirënjohur Bedri
Zenel Islami, anëtar i shoqatës, i cili ashtu si Leka krijon e jeton në Gjermani, të cilin e njeh
Kombi, Europa dhe Amerika, si Gjeniu i Lirisë së Kosovës.
Vlerat e një qyteti arrihen pikërisht nga njerëzit të cilët kontribuojnë me mendjet e tyre të
ndritura dhe dhurojnë diamante të perjetëshme.
Edhe unë si autor i këtij shkrimi e përgëzoj perkthyesin dhe njëherësh shkrimtarin Leke Imeraj
dhe shpreh bindjen se veprat që ai ka sjellë, jo vetëm tani, por edhe ato gjatë viteve të kaluara i
përshtaten më së miri realitetit këtu dhe e ndihmojnë lexuesin të gjejë rrugëdaljet e problemeve
të tij dhe shoqërisë shqiptare.
Kjo stinë vjeshte, ashtu siç ka prodhimtari në natyrë, mund të themi në mënyrë simbolike,
kishte edhe një prodhimtari të madhe artistike e letrare në qytetin e Shkodrës, jo vetëm nga
autorë të këtij qyteti, por edhe nga ata që janë larguar në emigrim, por që veprat e tyre kanë
dëshirë t’i promovojnë në atdhe e aq më shumë në Shkodër.
Kështu ky aktivitet me veprat e Leke e Gudrun Imeraj janë vazhdim i promovimeve të poetit
dhe publicistit Prel Milani dhe dy autorëve shqiptaro-amerikan Rush Dragu dhe Shyqyri Mollaj.
Gjithë këto veprimtari janë meritë e Shoqatës së Shkrimtarëve të qytetit të Shkodrës me
drejtues shkrimtarin e palodhur Skënder Temali, por edhe e tempollit të librave, Bibliotekës
“Marin Barleti” me drejtues z.Gjovalin Çuni.
Të pranishmit vlerësuan punën e palodhur të autorit dhe në përfundim të këtij aktiviteti, Gudi
dhe Lekë Imeraj shtruan për të gjithë të pranishmit një kokteil në ambientet e Bibliotekës “Marin
Barleti”.
Kjo veprimtari e u pasqyrua nga të gjitha stacionet televizive lokale.
Tetor 2017

6

7

5