lek_gjoka1
Lek Gjoka

Opinion nga Lek Gjoka

Ka pak ditë që një pllake e Sulltanit otoman vendosur gabimisht në hyrjen kryesorë të kalase së Lezhës që kurr nuk e kishtë pasur vendin në kala po bën një zhurmë të madhe në media dhe rrjetet sociale.Shqiptaret shqetesohën me të drejte, madje kanë shkuar deri në nënshkrimë peticioni për presidentin shqiptar për kete pllakë por harrojnë së ku qëndron problemi i vertete dhe “investimi” i qeverisë turke ose saktesisht i një Sulltani të ri turk i pagezuar president në trojët shqiptare kur ka ku investon për shqiptaret e Turqise që kalojnë të gjashtë milionet dhe nuk i njeh as si minoritet.
Problemi i parë janë vete qeverite shqiptare në Tiranë e Prishtinë që për interesa përsonale bëjnë sikur nuk e kuptojnë nostalgjinë e disa qeveritareve turq për perendorine otomane.Që kjo nostalgji të fillojë të realizohet duhet të investohet në art,kulturë,letërsi ku me së miri kanë filluar ta realizojnë nëpërmjet telenovelave.Të gjitha kanalet televizive shqiptare janë lëshuar plot bujë me telenovela turke që ngadale të mundohen ti shpërlajnë trutë mases së popullit shqiptar sikur përendoria otomane dhe Sulltanet a veziret sollen zhvillim e kulture në gadishullin ilirik, që po ky pushtues ja ktheu emrin në gadishulli Ballkanik.E verteta e dhimbshme e historise së otomaneve mbi kombin shqiptar nuk harrohet .Kur kojshite tan i jepnin Sulltanit robina motrat e veta që ti përzinte rracen e të kishin të drejta si gjuhën dhe fene , kombin shqiptar e dogjën me zjarr e hekur vetem që të plotësohën interesat e Greqisë dhe Serbise.Vertete per një çerek shekulli Gjergj Kastrioti-Skenderbeu heroi i kombit shqiptar e i krishtërimit evropian i gjunjëzoi sulltanet por me vdekjen e tij kombi shqiptar u vra, u përça dhe u gjakos aq keq saqe sot vetem fale trimerisë së familjeve të mëdhaja shqiptare(dhe të Mirditës që nuk u pushtua kurrë) arritëm të shpëtojmë si komb ku një rol ka luajtuar edhe Papa Klementi XI me origjinë shqiptare që i mblodhi shqiptaret në Kuvendin e Arberit  14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës ku dhe ndezi një dritë jeshile për Evropen e krishtëre se kombi shqiptar duhet mbrojtur me çdo çmim.Disa shtete europiane si Austria ,Italia i dolen në krah kombit shqiptar por Rusia me perkrahen e shteteve të fuqishme evropiane në 1913 u lëshuan për ta fshirë përsëri Shqipërine nga harta e botes vetem që të kenaqte Greqine dhe Serbine.Fati kësaj here ishtë me Shqipërine sepse edhe SH.B.A-kës ishin krah shqiptareve por megjithese nuk e firmosën dekleraten e ndarjes se tokave kombi shqiptar u nda në disa pjese.Një rol shumë të madh luajten intelektualet shqiptare ku muslimanet,katoliket,artodokset e bekteshianet u bashkuan bashke për të mbrojtuar trojat shqiptare.Madje edhe lobi i shqiptareve të Amerikes me Nolin në krye u çuditën pa mase për përgaditjen e ekipit shqiptar.Fjalimi që lexoi në konferencen e Paqes kryetari i mbrojtes së tokave shqiptare monsinior Luigj Bumçi, fjalim që e kishte shkruar homeri i letrave shqipe At Gjergj Fishta çuditi të gjitha kancelerite evropiane së si një prift katolik mbi fe vendosi kombin shqiptar që ai i përkiste.Sigurisht ketë histori të shkurter e solla si shembull se si shqiptaret intelektual 120 vite me parë nën presionin osmano-turk dhe greko-serb nuk u dorezuan por u bashkuan për çështjen kombëtare por sot po shikojmë një klime tjeter politike.Pa pikën e turpit politikanet në Shqipëri e Kosove janë të dashuruar aq shumë me qeverinë Turke saqë pranojnë çdo oferte kulturore e ekonomike madja pranojmë edhe të quhen vëllezer me turkun kur në fakt vëllai i shqiptarit është vetem ai që në kapilare ka gjak shqiptari.Sigurisht qeverite shqiptare duhet të jenë pro paqes në botë dhe si çdo popull tjeter populli turk duhet të jete mik i popullit tonë por jo të pranojmë deri ndryshimin e historisë së lavdishme të periudhes se Gjergj Kastriotit e me tej.Dukë hedhur tymtajen e besimit fetar qeverite e Athines dhe të Beogradit po luajnë shumë bukur kartën turke në interes të tyrë dhe në dem të kombit shqiptar.Dihen marveshjet midis Turqise dhe Serbise për pastrim etnik të shqipareve në Kosove e Maqedoni dhe të gjithe palet e politikes shqiptare heshtin.Nuk i kërkojnë Turqisë hapjen e shkollave shqipe dhe pranimin e fajit të një pushtimi e uzurpimi pese shekullor mbi trojet tona që i kanë grabitur pa mëshirë por kënaqen me pak para në gjepat e tyre e të familjareve të tyrë.

Ky shekulli i XXI-te është shekulli i shqipareve dhe ket gjë e dijnë shumë mirë të gjithë kancelarite evropiane.E dinë ato që morën me forcë tokat shqiptare, ato që vodhen historine e popullit me të lashtë të botës popullit shqiptar dhe e manipuluan për vete.Ndaj duhën hapur mirë sytë.Duhët që telenovelat turke para së të transmetohën në tv shqiptare të kalojnë në sitën e ministrisë së kultures sepse përbejnë një rrezik kolosas për popullin shqiptar janë si një opinium për masen e gjere.Vertete një pllake e Sulltanit në kalanë e Lezhës na shqetesoi pa masë por kjo ka një zgjidhje farë të lehte ndaj problem mbetet arti dhe letersia së si i sërviret popullit shqiptar historinë tonë mijëra vjeçare.Disa sigurisht që mundohën të na servirin plot lavdi historinë e sukseseve të shqiptarevë në përendorinë atomanë si ish kryeministra që në fakt ato janë tradhtarë të kombit shqiptar sepse me urdhërat e tyrë u mundua të varroset gjuhë shqipe,më urdhër të tyrë u dëtyruan që shqiptaret në masë të kthehen ne fene e pushtuesit turk e më vonë u quajtur turq dhe i larguan nga trojet shqiptare ku kishin lindur ato e te paret e tyre per mijëra vite.
Sot në kete shekull të ri të shqiptareve duhen tiu hapen mirë sytë dhe të mos pranojmë kurrsesi të injektohemi nëpër mjet artit mashtrimin e pushtuesve të kombin shqiptar si shpëtimtarët tonë sepse të gjithë e dinë së bashkimi i trojeve shqiptarë është vetem çështje kohë.Lokomotiva që do të bashkoje vagonat e ndarë të kombit shqiptar është ndezuar dhe shumë shpejt do nise udhëtimin ndaj të gjithë ne shqiptaret si dikur rilindasit ku mbi fe vendosen Atdheun,gjakun e shqiptarit të përgaditemi për ketë udhëtim të shumë pritur dhe që po mundohët nga kojshitë dhe ish pushtuesit e në veçanti osmano-turq të hidhet në ere me të gjitha llojet e arme diplomatike,psikologjike,artistiko-kulturore dhe ekonomike por që nuk do tia arrijnë kurrë po që së nuk na përçajnë dot.Dita e bashkimit të trojëve shqiptare po vjen.
Jacksonville Florida
Tetor 2015

lezha castle