Më 22 Shkurt 1950, u krijua në Korçë Teatri Profesionist “Andon Zako Çajupi”. Ai u ngrit bazën e teatrit amator, që zhvillohej nga klube të djelmërisë së fund shekullit XX. Nga ato kohra në kujtesë ka mbetur shfaqja e tragjedisë “Otello” e cila u luajt rreth vitit 1890. Si shfaqe e parë e Teatrit merret drama “Përmbysja” me regji të Sokrat Mios. Në fillimet e teatrit shfaqeshin kryesisht drama, por me kalimin e kohës, aty nga fundi i viteve ’60-të, u zgjerua veprimtaria me shfaqje të estradës teatrin për fëmijë. Bërthama e trupës së artistëve, në këtë periudhë përbëhej nga 10 profesionist dhe 15 aktorë të jashtëm.
Shfaqjet më të njohura të vëna në skenën e Teatrit, ndër tjera janë: Hijet e Natës”, “Kopraci”, “Zonja nga qyteti”, “Ёngjejt e skëterrës”, “Pamje nga ura”,”Njollat e murme”,” Otello”, “Qyteti i aku¬zuar”, “Marro Mokra”, “Përbindëshi”, “Zgjohu Vasil”, “Ishin të gjithë bijtë e mi”, “Zonjusha 39-vjeç”, “Denoncimi”, “Inter girl” etj.
Një veprimtari të përhershme në mjediset e Teatrit “A.Z. Cajupi, kanë zhvilluar të tre trupat profesioniste, (Teatri i dramës, Estrada dhe Teatri i Femijeve) të cilat së bashku  gjatë jetës së tyre artistike si profesionistë  kanë dhënë rreth 530 premiera, të cilat  janë ndjekur nga rreth 2.000.000 spektatorë.

Në Teatër kanë dhënë një kontrubut të vyer edhe aktorë e regjisore të njohur  si Artisti i merituar Sokrat Mio, Artisti i popullit Pirro Mani, regjisori Mihallaq Luarasi, Kryeregjisori i Teatrit Popullor – Artisti i Popullit Pandi Stillu; Artisti i Merituar Dhimitër Orgocka, Petraq Marjani etj. dhe aktorët e mirënjohur Dhimitër Trajçe, Artisti i Popullit Pandi Raidhi, Artist i Popullit Stavri Shkurti, Artist i Merituar Vangjel Grabocka, Thimi Filipi, Vani Trako, Dhorkë Orgocka, Dhimitra Mele, Valkë Caci, Spiro Karanxha,  Jani Riza, Llazi Serbo, Petrika Riza etj.

teatri-korce

Godina e Teatrit ndodhet në bulevardin kryesor të Korçës, bulevardin “Gjergj Kastrioti”. Eshtë ndërtuar më 1971 dhe ka 220 vende. Ballina e godinës më vonë ka pësuar ndryshime.