Nga Lek Gjoka /
Sotir Nuni (Lashova) lindi më Lashovë të Ersekës në vitin 1931 dhe vdiq më 14 korrik 2013 në Jacksonville Florida SH.B.A.
Ne moshë fare të re filloi punë si çirak në Korçë. Pushtimi i Shqiperisë e zëmëroi pa masë ndaj shumë shpejt iu bashkua Luftës Nacional Çlirimtare. Më pas nuk iu nda kurrë ushtrisë duke sherbyer ne te kater anet e Atdheut. Ka nisur që të shkruajë që në vitet 1957 duke bërë emër të mirë në rrethet letrare ku qe ne vitin 1960 ishte në kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe mik me gjithë shkrimtarët e kohës që jetoi. Deri në vitin 1976 botoi gjashtë libra por si shumë shkrimtarë të tjerë libri “Përmes Luftës Çlirimtare“ i botuar në 1970, kurse në 1975 iu hoq nga qarkullimi dhe mori një dënim jo te vogel nga diktatura komuniste por fale kontributit në luftën e çlirimtare nuk e pësoi si shokët e tij që përfunduan në qelitë e burgut të sistemit komunist por nuk u lejua të botonte më asnjë libër por vetëm në shtypin e kohës. Nga shtatori i vitit 1997 deri në Janar të vitit 200 botoi edhe dymbëdhjetë libra të tjerë.
Në vitin 2007 botoi veprën e tij që e kishte si peng shpirtëror Pellazgët / Stërgjyshërit e Kombit Shqiptar“ një libër historik për Pallazgët stërgjyshërit tanë ku me terma shkencore i tregon lexuesit shqiptar dhe të huaj se ne shqiptarët jemi trashëgimtarët e pellazgëve, pra jemi kombi më i vjetër në gadishullin Ballkanik dikur i quajtur gadishulli Ilirik.
Ishte autor i shumë librave si:
1-“Stinët e shqiptarëve”,
2-“Melesini”,
3-“Trimëresha”,
4-“Kur kujtoj ato vite”,
5-“Ballisti në gropën e gëlqeres”,
6-Përmes luftës çlirimtare”,
7-“Turtullesha dembele”,
8-“Korbi i varrim zhvarrimeve”,
9-“Gomari që desh të bëhet mbret”, “
10-“Dhelpra në grevë urie”,
11-“Djalli hiqet si t’ish ëngjëll”
12-“Dhelpra mike e luanit”,
13-“Ariu ministër”,
14-“Stafi i bishave”,
15-” Ringritja e shqiponjës”,
16-“Flatra trimërore”,
17-“Flakadan atdhedashurie”,
18-“Kacafytja”,
19-“Pellazgët, stërgjyshërit tane”.
Por në tërë këtë krijimtari të shumtë dhe të begatë, Lashova njihet më i sukseshëm në fabulën e tij.