Përsëri vendlindja pret artistin e humorit Sandër Ruçin, djalin që e lindi, e edukoi me artin, kulturën e pavdekshme që buron vetëm në shkodërloce, dhe që ai e mbart edhe në Jacksonville Florida ku ai jeton prej shumë vitesh.
“Noltalgji për vendlindjen” titullohet Recitali i 8-të që sonte në teatrin “Migjeni” spektatori shkodran do të ketë kënaqësinë të ndjekë dhe të argëtohet. Ndërsa më 18 Maj i njejti recital do të shfaqet për publikun e Tiranës në sallën e Akedemisë së Arteve.
Stafi i Gazetës Vatra i uron suksese të mëtejshme artistit të njohur të humorit shkodran Sandër Ruçi, mik dhe bashkëpunëtor me Gazetën Vatra.