Margarita Xhepa u lind në Lushnje më 2 prill 1932. U shkollua në Lushnje dhe shkoi në Tiranë në vitin 1950 ku mëson pranë Teatrin Popullor. Në vitin 1952 sapo krijohet Estrada e Shtetit fillon punë atje, ku për rreth 5 vjet interpreton shumë role. Në vitin 1957 kthehet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Roli i parë i saj në Teatër, pas kthimit ishte në dramën “Orët e Kremlinit”, por rolet me të cilat Margarita shkëlqeu dhe i dhanë emër në Teatër ishin Ofelia në tragjedinë “Hamleti” e Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë”.

margaritaxhepa_soela zani
Margarita Xhepa – Artiste e Popullit ( Foto: Soela Zani

Më pas Margatita krijoi shumë figura të njohura për spektatorin në veprat:

Në Teatër:
Cuca e maleve
Mbreti Lir
Morali i zonjës Dulska
Rikardi i III
Arturo Ui
Revizori
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Sinjali i kuq
Toka jonë
Luiza Miler
Majlinda
Prometeu
Romeo dhe Zhulieta
Vizita e inspektorit
Kush e solli Doruntinën
Si e mposhta Musolinin
Streha e të harruarve
Trojanet etj. Një sukses i Margaritës ishte edhe tek “Elektra” e Sofokliut, e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

trojanet
Margarita ne tragjedine “Trojanet”

Margarita ka dhënë një kontribut të madh edhe në kinematografi.

Filmografia:
Në kërkim të kujt – 2011 (TV)
Tingulli i heshtjes – 2010 (TV)
Kronikë provinciale – 2009
Ne dhe Lenini – 2008
I dashur armik – 2004
Mirupafshim – 1997
E diela e fundit – 1993
Një djalë edhe një vajzë – 1990
Vitet e pritjes – 1990
Pesha e kohës (988
Pranvera s’erdhi vetëm – 1988
Misioni përtej detit – 1988
Rrethi i kujtesës – 1987
Fillim i vështirë – 1986
Gabimi – 1986
Gurët e shtëpisë sime – 1985
Militanti – 1984
Apasionata – 1983
Dora e ngrohtë – 1983
Shokët – 1982
Dita e parë e emrimit – 1981
Me hapin e shokëve – 1979 (TV)
Dollia e dasmës sime – 1978
Gjeneral gramafoni – 1978
Koncert në vitin 1936 – 1978
Dimri i fundit – 1976
Pylli i lirisë – 1976
Tokë e përgjakur – 1976
Gjurma (1970)
Vitet e para – 1965

Në vitin 1997 interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” e regjisorit J. Koras, K. Vupuras. Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.
Margarita Xhepa mban titullin e lartë “Artiste e Popullit”. Ajo jeton në Tiranë. Njeri nga djemtë e saj është aktori i njohur i teatrit dhe filmit Ndricim Xhepa.

 

PORTRET AKTORI – ME ARTISTEN E POPULLIT MARGARITA XHEPA