Opinion nga Lek Gjoka
Ka pak ditë që në media dhe masmedia ka plasur një përplasjeje shqiptaresh ku në njërën anë janë historiane që me dashje bëhen mbrojtjes të diktaturës komuniste dhe në anën tjetër persona që po punojnë për të evidentuar krimet e diktaturës komuniste.
Saktësisht përplasja me e madhe është në mes historianit dikur i nderuar i mesjetës Pëllumb Xhufi dhe shkrimtarit drejtorit të institutit për evidentimin e krimeve komuniste Agron Tufa. Pse them dikur i nderuar për Zotin Xhufi ? Për kontributin e shquar që ka dhënë në historinë e mesjetës sigurisht duhet vlerësuar por ku me mish e me shpirt do të mbrojë krimet e diktaturës komuniste sigurisht kthehet si ajo lopa që bën shumë qumësht dhe pastaj e godet me shkelm dhe e derdh. Nuk me i intereson fare nëse Xhufi ishte i biri i një partizani që u nderua nga qeveria jugosllave, apo i biri i një komunisti, nuk me intereson as se në diktaturën komuniste kishte privilegje dhe studioi edhe jashtë vendit por dukë qene një historian me çudit fakti se si kthehet në një mbrojtës të zjarrtë të krimeve të diktaturës komuniste , se si luftën vëllavrasëse të luftës së dytë botërore na e quan luftë çlirimtare kur në fakt nuk ishte e tillë por ishte një luftë që instaloi diktaturën komuniste .
Sigurisht marrëzisë së tru shpërlarë të diktaturës komuniste i shtohen shumë bijë që baballarët e tyre i shërbyen diktaturës. U çudita pa masë kur zoti Tarë sikur të ishte kthyer në vitet e diktaturës komuniste pa pike turpi thotë se komunistet bënë mirë që vranë një prift katolik sepse kishte armë në dorë . Harroi se nuk e hane më shqiptaret sapunin për djathë zoti Tare sepse të vetmit priftërinjtë katolikë që kanë marrë arme në dorë kanë qene në vitin 1911-1913 kur pushtuesit serbo-malazezë po vrisnin çdo shqiptar të pa fajshëm katolik apo myslimanë në veriun e Shqipërisë më qëllimin e vetëm për spastrimin etnik (si në luftën e Kosovës nga rrëgjimi i Millosheviqit) me copëtimin total të Shqipërisë deri në lumin e Matit në Milot madje ëndrra e tyre ishte deri në portin e Durrësit . Personalisht njoh disa shqiptarë që kanë vuajtur mbi shpinë diktuarën komuniste ndaj nuk mund të pajtohem dot me historianit e sojit Xhufi me kompani që kërkojnë fakte kur dihet se ministri i brendshëm i diktaturës komuniste në fund të 1990 ka djegur mbi 30 mijë dosje dhe nuk pranojnë si fakte dëshmitë e të mbijetuarve të diktaturës . Jo vetëm në kampin shfarosës të Tepelenës ku ai e quan diçka normale gati si kamp pushimi por në të gjithë Shqipërinë dora e diktaturës komuniste ishte e pa mëshirshme . Xhufi e Tare mundohen të ndezin edhe zjarrin e dasive krahinore Veri dhe Jug . Vërtete në kampin shfarosës të Tepelenës pothuajse të gjithë ishin nga Veriu por dihet se ajo diktatura komuniste donte të shfarosë një shtresë të caktuar të shqiptarëve që ishin shtresa e pasur, e mesme dhe nacionalistet . Ajo diktaturë verioret i shfaroste në kampin e Tepelenën dhe jugoret në Krujë .
Ai kishte diktatura totalitare komuniste në plan edhe përçarjen Veriut me Jugun ?
Sigurisht që kishte dhe u mundua por nuk arriti deri në atë shkallë konfrontimi fale popullit shqiptar që mbi fe , krahinë dhe ide vendos të që nurit shqiptar.
Dikush mund të pyesë ku i ke faktet e këtij plani ogurzi komunist ?
Ka shumë fakte por thjeshtë po citoj dy.
Diktatura komuniste e quajti Veriun e Shqipërisë si strehim i “diversantëve” që i quanin “tradhtarë” të kombit shqiptar por që në fakt donin të rrezonin diktaturën komuniste. Dhe së dyti po ti hedhësh një sy Tiranës kryeqytetit shqiptar në kohën e diktaturës shumica e të ardhurave që i kishte zgjedhur Partia ishin nga Jugu dhe pjesa me e madhe fshatarë ! .
Pra a ishte politika komuniste ajo që u mundua të ndeze zjarrin e përplasjes Veri-Jug zjarr që edhe në vitin e mbrapsht 1997 politika që vjen nga bijtë e komunisteve së bashku me sigurimin greke dhe ish sigurimin komunist Enver u mundua ta ndeze por nuk arriti dot ?
Sigurisht me vjen mirë që ky diskutim për krimet komuniste është ndezur dhe nuk me shqetëson fakti se dikush shqetësohet së vejnë shenjën e barazimit midis diktatorit Hoxha dhe Hitlerit madje i pari ka një ndryshim të madh me të dytin. Sigurisht dënoj me forcë jo vetëm krimet e nazizmit ndaj hebrenjve dhe sot ndaj njerëzve të pafajshëm që vritet në Lindjen e mesme apo kudo në botë por Enver Hoxha ia ka kaluar Hitlerit . Ai diktator u mundua të shfarosë komplet shtresën e nacionalisteve shqiptare, vrau preu dhe dërgoi në kampet e shfarosjen mijëra njerëz të pa fajshëm, vrau klerikët dhe u mundua ta vrasë besimin ndaj Zotit, persekutoi mijëra fëmije të pafajshëm që dukë iu vendosur njollë në biografinë e fisit iu ndërpreu të drejtat themelore për t’u shkolluar, futi vëllavrasjen nëpër mjet luftës se klasave .
Pra faji i mos bindjes se disave që janë edhe intelektualë është i politikës shqiptare që ka kaluar një çerek shekulli nga rrëzimi i diktaturës komuniste dhe nuk e kanë dënuar me ligje jo vetëm krimet e diktaturës komuniste por edhe të atyreve që mbrojnë diktaturën komuniste, që flasin për të sikur ishte diçka normale dhe të vrarët dhe të përsekutuarit ishin fajtorë që ishin kundër pushtetit diktatorial . Sigurisht që do ishte diçka shumë e mirë që ne shqiptarët e diasporës shqiptare të Amerikës si dhe shoqatat shqiptare që e ndjejnë së janë shoqata antikomuniste të dënojnë me force krimet komuniste dhe ti drejtohen kongresit amerikan dhe institucioneve përkatëse që të bëjnë presion që politika shqiptare të dënoje krimet e diktaturës dhe politiken e mbrojtës së atyre krimeve sepse rreziku i instalimit të një diktaturë të re komuniste nga ish bijtë dhe tru shpërlarë e tyre është diçka reale .
Jacksonville Florida
Prill 2018