U nda nga jeta më 8 korrik 2016 në moshën 84-vjeçare “Piktori i Popullit” Vilson Kilica.

Mbas studimeve në Akademinë e Artit në Leningrad, Vilson Kilica u kthye në atdhe.  Ai u bë drejtori i parë i Akademisë së Arteve.
Krijimet e tij fillojnë nga viti 1950 e deri në ditët tona sidomos për periudhën e gjatë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Kilica ishte ndër krijuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare dhe kontributi i tij është i pazëvendësueshëm. Mbi 100 vepra të Vilson Kilicës janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës e shumë të tjera në institucione brenda vendit.

vilson_kilica
Vilson Kilica – Artist i Popullit