Published On: Fri, Apr 24th, 2015
Lajme | By PJ

Shuhet kompozitoi durrsak Agron Xhunga

Ka ndërruar jete në moshën 68-vjeçare kompozitori i mirënjohur durrasak Agron Xhunga.

Agron Xhunga radhitet ndër personalitet e shquar të muzikës së qytetit të Durrësit.

agron xhunga

Kompozitori Agron Xhunga

Xhunga që në moshë të re spikati me talentin e tij dhe me instrumentin e dashur fizarmoniken u bë i njohur jo vetëm në skenën e Durrësit por në të gjithë vendin.
Ai punoi në Shkollën e Mesme “Jan Kukuzeli” të Durrësit dhe vitet e fundit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.
Këngët e Agron Xhunges janë interpretuar në festivalet e RTVSH, në skenën e estradës profesioniste të Durrësit etj. Këngët e tij si “Të dua”,”Si lule maji” e të tjera janë interpretuar nga këngëtarë të njohur të muzikës se lehtë si Qemal Kertusha, Valentina Gjoni, Zija Saraci, Miga Hysi e të tjerë zëra te njohur të skenës shqiptare.
Agroni gjithashtu ka kompozuar muziken e filmit vizatimor “Kallëza e grurit” (1976)

Për nder të tij sot u organizuan homazhe në hollin e Pallatit të Kulturës “A.Moisiu” të qytetit të Durrësit ku qindra qytetarë, shokë e miq, i dhanë lamtumirën.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>