Besa Imami lindi më 8 gusht të vitit 1928 në Gjakovë. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për tu vendosur në Tiranë. Në shtator 1946 në moshën 18 vjecare Besa u bë pjesë e kolektivit të Teatrit Popullor. Roli i parë i saj ishte një rol episodik, Natasha tek “Portreti” dhe më pas luajti një rol kryesor në dramën “Çeshtja ruse”. U nda nga jeta në moshën 86 vjeçare më 21 shtator 2014. Besa Imami mban Titullin e lartë artistik “Artiste e Merituar” që nga viti 1961.

Besa luajti në skenën e Teatrit shumë role me individualitetin e saj krijues, kryesisht role dramatike si:

Klara Gaber – “Procesi i Lajpcigut, Gjergj Dimitrov”,
Mbretëresha Teuta – “Artani”,
Nëna – “Monserat”,
Prenda – “Cuca e maleve”
Laja – “Lulet e Shegës”
Tatiana – “Mikroborgjezi”
Gjinevra – “Rrënjë të thella”
Nënë Zyraja “Bashkë me agimin”
U shkëput nga Teatri pasi doli në pension në vitin 1988, por luajti prap në e skenë në dramën “Streha e të harruarve” në vitin 2004. U nya nya jeta më 21 September 2014.

besa_imami-donika

Besa Imami, në rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu”

Filmografia

Eduart (2006)
Women Without Wings (2002)
Balada e Kurbinit (1990)
Brazdat (1973)
Ndërgjegja (1972)
Skënderbeu (film) (1953)