Nga: LEON MOLLA
Burrat që dolën malit, partizanët do i vrisnin, gruan, fëmijët, prindërit dhe të gjithë ata që nuk mund të merrnin malin. Në oborret e familjeve fisnike do hidhnin valle dhe do ja merrnin këngës”. Vrasjet 2vrasjet
Dua të sjellë disa episode të tmerrshme që kanë ndodhur në vendlindjen time Mirditë, në masakrën e 17 gushtit 1949 në Qafë-Valmir të Mirditës, i cili Enver Hoxha do dërgonte reparte të forta ushtarake nga Tirana për të bërë një operacion me stil të gjere, vetëm e vetëm për të terrorizuar popullin, pushkatoi 10 persona dhe 4 të tjerë i vari në litarë.
Në këtë operacion ka marrë pjesë divizioni i parë, që ishte më qendër ( fushimi ) në Qafë-Shtamë e që komandohej prej kolonel Hito Çakos, nga Korça, si dhe brigada special që ishte në Mirditë për ndjekjen e antikomunisteve që komandohej prej majorit L.Polena, nga Korça.
Operacioni drejtohet prej vetë kasapit Mehmet Shehu, bashkë me ministrin e brendshëm, Kolonel Kadri Hazbiu, me detyrë si nënkomandant operacioni, prokurori ushtarak Sabri Godo, dora gjakësorë Mëhill Doçi si dhe vrojtuesit e operacionit, dy kolonelë Rusë : Sakolovaski dhe Faloskini etj.
Këto ngjarje të zeza të operacionit do arrestonin në masë popullin e Mirditës, më tepër se 500 burra, internuan gra dhe fëmijë nëpër kampet e përqendrimit më tepër se 300 familje, 400 burra do ti burgosnin në burgun e Shkodrës, 100 të tjerë do ti dënonin rëndë me burgime të gjata.
Në këto kohëra anti-komunistet do gjenin nëpër pyje bashkëluftëtarët e tyre të vdekur gjatë përpjekjeve me armë, nga uria, të ngrirë nga të ftohtit etj.
Ata që u gjenin nga komunistët do ti bënin shembull, siç ndodhi me dy kufoma të cilët komunistët i morën dhe i çuan në Shën-Palë të Mirditës, hodhën për gjellë dhe ja vunë përpara derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh, Çfarë tmerri ! Dy djemtë e shkretë u asgjësuan në çast nga derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.
Një ngjarje tjetër tragjike që ka ndodhur në Burrel, u arrestuan në ato ditë që po bëheshin masakrat në Mirditë.
Dy të rijnë mbas disa ditë torturash të padëgjuara ndonjëherë, i detyruan të hapnin gropën me duart e tyre, pastaj i hodhën Brenda të gjallë, i mbuluan me një rrjetë hekuri të rëndë me gozhdë nga ana e tyre, që t`u nguleshin në mish ngadalë e të mos mund të luanin, i vurën sipër një gurë të madh dhë i lanë të vdisnin kështu në mënyrën më ç`njerëzorë kurse tre të tjerë i varën afër tyre.
Një ish kapiten i ushtrisë në kohën e Mbretit Zog kishte dale malit, e diktuan dhe e rrethuan në një shpellë, i mbyllen hyrjen dhe e lanë të vdiste brenda nga uria.
Një tjetër ngjarje e rëndë do të ndodhte në kampin e Bedenit që komandant i kampit ka qene Haxhi Pela.
U dyshua një djalë dhe u arrestua, u akuzua se jepte informacione antikomunistëve dhe e dënojnë me 15 vjet burgim, me punë të detyrueshme.
Megjithëse ishte verë dhe dielli digjte, ai ishte i veshur me rroba të trasha.
Një polic një ditë e pyeti pse nuk i heq ato rroba meqë bënte shumë vapë.
I shkreti djalë! pa i shkuar mendja për keq ju përgjigj sinqerisht, se nuk mund ti hiqte, meqë lëkura e tij kurrë nuk kishte provuar diellin.
Atëherë policit i shkoi në mendje, që një mënyrë për ta torturuar ishte ajo ti hiqte rrobat.
Kështu e detyroi të zhvishet. Lëkura e atij bariu ishte e bardhë si bora dhe dielli digjte sepse temperature ishte 35-40° gradë.
Brenda pak kohe u skuq i tëri, lëkura iu bë flluska – flluska nga djegia e diellit. Iu hapen plagë të shumta që tërhiqnin mizat e nga vapa filluan ti zënë krimba.
Djali i shkreti u bë si i çmendur, bërtiste nga dhembja që kishte. Policët kur e shihnin të vuante ashtu, kënaqeshin shumë e si të pa ngopur që ishin e lidhën në një shtyllë në mes të barakave të te burgosurve, në mënyrë që të gjithë të mund ta shihnin atë shfaqje të tmerrshme.
Djali klithte në mënyrë të tmerrshme, pastaj herë pas here i kërkonte falje shokëve të vet të burgosur.
“ Më falni vëllezër, nuk dua të shqetësoj njeri, nuk dua t`ju prish gjumin, por krimbat më hanë mishin e tashmë po arrijnë tek zemra !”.
Kështu vazhdoi të ankohej e të ulërinte për një natë e një dite të tërë, pastaj vdiq mes vuajtjesh të papërshkrueshme.
Komandanti Haxhi Pela u dha urdhër rojeve, e këta të fundit i dhanë urdhër të burgosurve ta varrosnin të vdekurin jashtë kampit, por këto duke menduar qe ne mes të fushës do të kishin vështirësi ta kujtonin shokun e tyre, që vdiq kaq mizorisht e padrejtësisht, propozuan “ Pse mos ta varrosnin nën atë pemë të madhe në mes të kampit.
Kështu pema do të ushqehej e do të rritet me e fuqishme”.
Rojet e besuan e kështu djali u varros në mënyrë të tillë që shokët të mund ta kujtonin vazhdimisht atë vëlla që vdiq nga padrejtësitë e një regjimi mizor.
Ka pasur edhe ngjarje të tjera të ndryshme, njëra më e pabesueshme se tjetra.
Si ajo e varrosjes së gjallë të grave e fëmijëve në kënetat e Fierit, e Lushnjës etj.
Ky dëshmitar që denoncoi bëmat e regjimit komunist pranë të gjitha organizatave ndërkombëtare, në shkurt të vitit 1992, jeta e tij do ndalej në mënyrë krejt të papritur, nuk mund të kishte tjetër fund, veçse një vrasje e paramenduar mirë, e cila do quhej aksident automobilistik.
Ata shqiptarë që luftuan për Shqipërinë u vranë nga vetë shqiptaret, veç në vendin tonë ka ndodhur që të shkojë e të marrë armikun e përjetshëm të Shqipërisë dhe të vrasë popullin e vet.