Në qytetin e New York-ut të shtunën, më 21 qershor në mesditë, u zhvillua në Nju Jork, një paradë e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh komunitetet e emingrantëve nga bota. Organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar të Emigrantëve, një organizatë joqeveritare në Kombet e Bashkuara, me president zotin Edward Juarez-Pagliocco, kjo paradë, tani është në vitin e 30, me radhë. Dhe, është një ndër aktivitetet, që po ua mundëson komuniteteve, të marrin pjesë për të festuar dhe të shkëmbejnë kulturat e tyre, të shprehin unitetin përmes diversitetit dhe për të kontribuar për Amerikën.

albanian_roots

Pjesa shqiptare e paradës për të 5-in, vit me radhë, organizohet në kujdesin organizatës Rrënjët Shqiptare, me president zotin Marko Kepi dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj organizate : Endrit Topalli, Adrian Tahiri, Dorian Nasto, Besmir Hoxha, Mir Rudi, Bujar Gjata .

Një lumë shqiptarësh vetëm kuqezi u derdh, për disa orë me gjithë bukurinë mahnitëse – përgjatë bulevardit të famshëm “America Avenue” – ku nuk munguan as grupet e fëmijëve të vegjel me kostumet e tyre popullore.

Kjo pardë ishte edhe një mundësi tjetër e shqiptarëve të Amerikës, për të demostruar para publikut amerikan diçka për çështjen kombëtare.
Shqiptarët, që marshonin me shumë dinjitet dhe krenari nëpër bulevardin Amerika, në Paradën Ndër-kombëtare të Emigrantëve – në qytetin e Nju Jorkut, mbanin një parull ku shkruhej se Çamëria është Shqipëri – jo e Greqisë, një realitet ky që i takon vetëm Shqipërisë. Në këtë pikë Rrënjët Shqiptare dhe pjesëmarrsit në përkujtim të 70 Vjetorit i Masakrës ndaj popullsisë çame, thanë se përkujtuan 2600 çamë, të cilët humbën jetën nga etja uria, dhe torturat, të përzënë me forcë nga tokat e tyre, prej ushtrisë greke.
Ndërsa, me këtë rast Rrënjët Shqiptare, me Fondacionin Plavë e Guci dhe Shoqatën Ana e Malit ishin kujdesur, që të ngrisin zërin e shqiptarëve të Amerikës, edhe për Çështjen e papërfunduar e të drejtave të Shqiptarëve në Mal të Zi , faktorizimin e shqiptarëve atje, liritë dhe të drejtat e tyre, dhe që ata të mos trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë, e ndoshta më keq se në kohën e Millosheviqit.

Presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, në fillim të fjalës së tij, ka falenderuar organizatat dhe shoqatat e komunitetit, për gjithë mbështetjen e dhënë në të gjitha aktivitetet, e kësaj organizate.
Me këtë rast ai veçoi disa nga sponsorët kryesorë të kësaj parde: Albanian American Civic League, kompaninë R.E.M.Residental, kompaninë Black Eagle, Shoqatën Ana e Malit dhe Fondacionin Plavë e Guci, THE CAKANI LAW, kompaninë Bajraktari Realty Group LLC – Realtor, dhe Peter Fluids,
Ne sot ndihemi krenarë, tha Kepi, duke shtuar ngaqë jemi shqiptarë dhe le të parkalojmë në këtë paradë, me plot dinjitet dhe krenari të gjithë së bashku – pa dallim feje bindje apo krahine nën thirrjen, “JEMI NJË”, tha ai.
Me këtë rast ata nderuan me një skulturë e kristaltë, aktorin shqiptarë të Hollivudit Mike Dusi , asamblesitin e parë në shtetin e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetarin e Fondacionit Plavë e Guci, zotin Esat Gjonbalaj, dhe gazetarin e njohur të Top Chanell Marin Mema.
Kryetari i degës së Michiganit Endrit Topalli, i cili drejtojë ceremoninë e hapjes, ftojë të këndoi hymnin Amerikan Ansamblin e fëmijëve “Vallja Shqiptare” me drejtuese Pranvera Çobon dhe Gjergj Kovaçin.
Paradën e përshëndetën kryetari i shoqatës Plavë e Guci, Esad Gjonbalaj, gazetari i Top Chanell Marin Mema, asamblesiti Mark Gjonaj, Aida Gashi, e kompanisë R.E.M dhe Radio Emigrantit dhe aktori hollivudian Mike Dusi dhe Reshat Matit. I cili është një fëmijë veçse 15-vjeç, dhndoshta e ka takimin e parë me komunitetin shqiptarë. Ky ishte një rast mjaft i mirë për t’a prezantuar, atë si një fëmijë tjetër shqiptarë. Fëmijë, nga at që po çuditë, Amerikën dhe po shkëlqen në sportin Amerikan,. Ai tha është krenar të dalë në ringun amerikan me bluzën me flamurin kuq e zi. Reshat Mati, është i njohur këtu në SHBA, si “Albanian Bear – Ariu Shqiptarë”, që tashmë është një kampion bote, në Kickboxer, Muay Thai dhe “luftëtar” në Grappler, në Shtetet e Bashkuara, kampion kombëtarë në boks fitues i Dorezave të Argjenta (nëpërmjet vlersimit të MMA TKO).
Pas përshëndetjeve të rastiti presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, ftojë të gjithë pjesëmarrësit, shumica e tyre të rinjë e të reja shqipëtare, nxënës dhe studentë, aktivistë dhe veprimtarë të komunitetit, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria, që edhe në këtë aktivitet, ata të ishin promotorët në marrshim nëpër rrugën America Avenue.

Kudo në shesh shikoje vetëm simbolet tona kombëtare; bluzat e kuqe me hartën etnike, flamuri kuq e zi, këngët e vallet nga të gjitha krahinat, që i dhanë sheshit America, një imazh të gjallë, entusiast dhe të larmishëm, shqiptarë, përgjatë segmentit që ndanë rrugët 43 street dhe 58 street.
Në këtë Paradë, shqiptarët duket se ishin më të organizuar se heret e tjera. Me pjesmarjen e shumë grupeve dhe organizatave të tjera shqipëtare, që operojnë jo vetëm në New York, por në gjithë SHBA-të. Dallohej grupi i të rinjëve nga Detroiti – dega Rrënjët Shqiptare me kryetar Endrit Topalli, grupi i Teksasit me kryetar Besmir Hoxha, ata nga Bostoni, dhe Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patersonit, Shoqata Shqiponja e Lirë, Federata PanaShqiptare VATRA, Shoqata Kombi, Shkollat Shqipe në Staten Island & Brooklyn, Shkolla Shqipe në Bronx, dhe New Jersey, sollën së bashku të gjitha vlerat tona kulturore dhe folklorike të tilla si kostumet, vallet dhe këngët tona nga treva të ndryshme shqipëtare.
Në paradë ka qenë edhe një grup të rinjësh që ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve, por edhe të atyre që qëndronin spektatorë në dy anët e sheshit Amerika, përgjatë marshimit në sheshin ku u zhvillua parada. Ai ishte i atyre të rinjëve që mbanin në duar pankarta ku shkruhej : “Ethnic Albania – Shqipëria Etnike – Shkupi – Ulqini, Çamëria Kosova” dhe një tjetër në të cilën ishte pikturuar një hartë e Shqipërisë Etnike si dhe : “Malësi, Çamëri, Mitrovicë, Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Dardania – Iliria – Arvanite”, Chameria,.
Dy parrulla të mëdhenj u prinin marshimin shqiptarëve në sheshin në zemër të New Yorkut – “Jemi Një” dhe “Albanian Roots Rrënjët Shqiptare”, ndërsa përrreth tyre dy flamurë kuq e zi gjigandë, qëndronin në mes të pjesmarrëseve. Kurse grupe djemësh e vajzash, veshur me bluza të kuqe, kërcenin dhe këndonin në shesh me një performancë të veçantë.
Mbas marshimit përgjatë rrugës Amerika, me këngë e valle shqiptare nga të gjitha krahinat, u mbajtë një party në lokalin Turtle Bay në Manhattan New York. Të rinjtë e të rejat shqiptare u mblodhën në një klub duke festuar nën atmosferën festive të këngës dhe valles shqiptare.