Nga Lek Gjoka

Misioni Katolik Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Jacksonville Florida si të gjithë besimtaret katolike kudo në botë priten plot gëzim ardhjen e ditëlindjes së Jezu Krishtit që është pagëzuar me emrin Krishtlindje. Në mbarim të datës 24 Dhjetor pak minuta para lindjes së Jezusit kisha “San Jose Catholic Church” nisi të transmetoje shqip fjalën e Zotit. Komuniteti katolik shqiptar këtu në Jacksonville nën drejtimin e Patër Xhovanit ka mbi një vit që çdo të diele jep meshe në gjuhën shqipe dhe punon fort për ringjalljen e besim fetar tek shqiptaret të cilët diktatura e egër komuniste iu vrau bësimin në Zot . Qindra e qindra besimtarë që kishin mbushur plot kishën ndiqnin fjalën e Zotit në meshën solemnë të Krishtlindjeve të drejtuar nga Patër Xhovani dhe Diakoni Chris Supple .
Gjatë meshes së shenjtë Patër Xhovani iu bëri një thirrje të fortë që me gjithë vështirësitë që kanë në mërgim shqiptarët e krishterë jo vetëm që vete duhet të rikthehen çdo të diele tek shtëpia e Zotit por që edhe fëmijët e tyre të lindur në Amerikë duhet ta gjallërojne kishën e shenjtë dukë u bërë pjese e saj, dukë u lidhur me shumë me fjalën e Zotit në gjuhën shqipe me qellim që me kalimin e viteve të mos asimilohen por të jenë krenarë me prejardhjen e tyre nga kombi i lashtë shqiptar , komb që nxori mjaft figura të shenjta botërorë si Atletin e Krishtit Heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Papën Klementi XI(Albani) që organizoi në Lezhë Kuvendin e Arbërit si dhe në shekullin e kaluar Shën Terezën e Kalkutës e pagëzuar botërisht me emrin e shenjtë Nënë Tereza
Pas meshes pasi kishte kaluar ora një e mesnatës të gjithë besimtaret u shpërndanë dukë pritur plot kënaqësi darkën e Krishtlindjes të organizuar nga Patër Xhovani dhe disa shqiptarë të cilët kanë bërë të mundur mbijetesën e meshes në gjuhën shqipe në mese një vit. Orët ikën me vrap salla ku do të organizohej darka në “Ramallah Club” në Parantal Home u mbush plot e për plot. Pasi bekoi darken Patër Xhovani prezantoi para Komunitetit Shqiptar të Jacksonvilles këngëtarin e madh të malësisë së Tuzit Nikollë Nikprelaj i cili pasi falënderoj organizatoret për ftesën nder të tjera tha: – Jam shumi i suprizuar me praninë tuaj kaq të madhe këtu. Para së të vija disa miq me thanë se do të gjesh ca shqiptarë në Florida por nuk ishte kështu. Këtu qenkeni jo ca por shumë e shumë shqiptarë. Muzika brilante shqiptarë e ktheu ketë mbrëmje në një oazë të vogël me shijë Shqipërie. Në një pushim të vogel Izabela Jakaj një shqiptare e lindur në Amerikë recitoi shqip një poezi që transmetonte lindjen e Jezu Krishtit në Betlehem. Me pas Patër Xhovani duke falënderuar të gjithë fëmijët e Komunitetit Shqiptar Katolik këtu në Jacksonville Florida i ftoi përpara një e nga një dukë iu dhuruar nga një dhurate simbolikë në ketë ditë të shenjtë të Krishtlindjes. Orët iknin me vrap. Vallja shqipe nuk donte të ndalej kurrë dhe nuk dinte të lodhej. Edhe darka mjaft e shijshme e gatuar nga kuzhiniere shqiptare të këtij komuniteti katolik sikur të shijonte me shumë. Çdo feste ka një nisje dhe një mbarim por shqiptaret në Jacksonville Florida nuk donin që kjo feste të mbaronte por edhe pasi po dilnin po shikonin një dritë të re shpirtërore dritë që vjen edhe falë besimit në mësimet dhe në udhën e Zotit ku edhe Jezu Krishti i biri i tij u sakrifikua për ketë besim.

Jacksonville Florida
25 Dhjetor 2018