pavarsia e shqiperise Jacksonville Florida
Kengetaria Alma Velaj ne festen e Flamurit ne Jacksonville Florida

 

Nga Lek Gjoka

Muaji Nëntor është muaji i shqiptareve i Ditës së Flamurit dhe i Pavarësisë së Shqipërisë .Në Florida vitet e fundit janë shtuar shumë ardhjet e familjeve shqiptare saqë nga Jacksonvilla në Orlando,Tampo, Clearwater , West Palm Beach, Fort Lauderdale ,Miami etj flamuri kuq e zi dhe ndjenjat e shqiptarisë janë bërë jetësore . Ndjenja e të që nurit shqiptar është një kënaqësi e madhe edhe për brezin e ri te mërgimtareve të cilët ndryshe nga vendet e Europe’s krenohen për të qe nurit me gjak shqiptari gjak që qarkullonte edhe në dejtë e nënës së gjithë botës nënë Terezës.

Me 28 Nëntor në Town Center në Jacksonville Florida nga dega e shoqatës Pan Shqiptare Vatra e në veçanti kryetari i saj Adriatik Spahiu u organizua festa e Flamurit dhe 103 vjetori i Pavarise.Restoranti Maggiano’s Little Italy ishte veshur kuq e zi ku bukurinë me tepër ia shtonin shqiptaret që kishin ardhur për të festuar ketë ditë të shenjtë të shqiptarisë.
Këngëtari i talentuar korçar Devis Xherahu ftoi të gjithë pjesëmarrësit të ngrihen në këmbë e të këndonin në kor himnin e kombit shqiptar Himnin e Flamurit .I gjithë salla u shkri ne një saqë flamurit shqiptar në mur i shndriste më shumë nuri kur shikonte emocionet e shqiptareve dukë kënduar himnin e tyre plot ndjenja dhe emocione.
Festa e ktheu ambientet e restorantit në një ambient shqiptar.Sapo mbaroi këngëtari korçar Devis Xherahu,këgëtaria e talentuar shkodrane Alma Velaj e ndezi sallën me tingujt e bukur të jareve shkodranë duke ju sjelle shkodraneve pjesëmarrës një ndiejnë kënaqësia nga vendlindja e tyre Shkodra e cila ju mungonte prej dhjetëra e dhjetëra vitesh.

Festa po vazhdonte në të njëjtën ritem.Prezantuesja e talentuar e televizionit shqiptar Silvana Braçe në një moment ftoi të gjithë pjesëmarrësit se një vogëlushe amerikano-shqiptare ka dëshirë të recitonte shqip një poezi për Atdheut saj dhe vendlindjen e prindërve të saj Shqipërinë . Salla ra në heshtje.Vajza e vogël shqiptare me gjithë emocionet recitoi plot ndiejna poezinë për Atdheut duke marre në fund duartrokitjet e bashkatdhetarëve të saj.

Edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi filloi të fliste plot humor e që në çast kaloi në tingujt e këngëve të tija këngë që ngrenë peshe brezin e ri të mërgimtareve te cilët nisen të kërcenin rok .

Afroi mesi i natës . Festes po i vinte fundi.Në të vërtete të gjithë donin që kjo nate festive me shije shqiptare të mos mbaronte kurre.Madje ju dukej si e pabesueshme se si orët kishin ecur kaq shpejt.
Jeta vazhdon udhëtimin e saj jetësor plot ndiejna e ngrohtësi floridiane.Në ketë udhëtim jete në Florida edhe shqiptaret vazhdojnë të udhëtojnë në të njëjtin udhëtim jete por pa harruar asnjëherë Shqipërinë , kulturën , historinë dhe gjuhën e ëmbël shqipe si dhe ngjarjet e shënuare të kombit shqiptar sikur është dita e 28 Nëntorit Dita e Flamuri ditë që na kujton valëvitjen e shqiponjës nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbi kalanë e Krujës dhe valëvitjen po më 28 Nëntor në Vlorë nga plaku i urtë Ismail Bej Vlora i cili bashke bashke me burrat e mençur të kombit shqiptar shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga uzurpimi pese shekullor nga perandoria osmane-turke.
Ëndrra shqiptare vazhdon.Edhe shqiptaret në Florida jo vetëm në raste festash por gjithmonë po presin në pritje shekullore bashkimin e trojeve të copëtuara shqiptare në një Shqipëri Etnikë.
Jacksonville Florida
Nëntor 2015