Fondacioni shqiptar “Albania Heritage Foundition of Tampa Bay”, Florida me kryetar Dr. Ardian Kraja, është organizator i festës së Pavarësisë së Shqipërisë në rrethin e Tampa-s.
Nga Lek Gjoka /
Si gjithmonë kur muaji nëntor po bëhej gadi tia lerë vendin dhjetorit shqiptarët në çdo skaj të botës festojnë plot madhështi ditën e 28 Nëntorit, Festën e Pavarsisë, Ditën e Flamurit. Fatmirësisht më 28 Nëntor ne shqiptarët kemi dy gëzime në një ditë. Më 28 Nëntor heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti valviti të lirë flamurin kuq e zi mbi kështjellën heroike të Krujës, po më 28 Nëntor plaku i mencur i Vlorës Ismail bej Vlora, së bashku me patriotin e madh të kombit shqiptar Dom Nikoll Kacorri dhe patriotë të tjerë, me mbështjeten e shteteve demokratike evropiane në vecanti të Austrisë ngritën flamurin në Vlorë duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga zgjedha pesë shekullore e perandorisë së kalbur osmane-turke.
Këtë nëntor në Hilton Hotel në Clearwater Beach, Florida, veshur kuq e zi, ishte krijuar një atmosfere të ngrohtë shqiptare. Edhe era që vinte nga Gjiri i Meksikës sikur kishte të njëjtën aromë ngrohtësie me erën e valëve të detit Jon ku 102 vite me parë kur u shpall Pavarësia. Salla e hotelit Hilton u mbush plot e përplot.
Sapo dita iku të flejë dhe nata buzëqeshi, u ngritën në këmbë me emocion të gjithë me dorën në zemër bashkë me fëmijët kënduan në kor hymin e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas hymin kombëtar shqiptar.
Mbrëmjen e festës e hapi Dr. Ardian Kraja i cili i uroi pjesëmarrësit për ditën e Pavarësisë dhe falënderoi sposoret e këtij eventi e në vecanti zotin Gjon Lulgjuraj që me punën dhe ndihmesën e tyre bënë të mundur këtë Festë.
Më pas fëmijët e Shkollës shqipe “ILIRIA” me drejtoreshë znj. Meri Kodra dolën në skenë dhe me cicërimat e tyre fëmijërore mbushën sallën plot emocione duke recituar poezi të ndryshme për vendlindjen. Ishte emocion ti shikoje si krenoheshin për prejardhjen nga vendi i bukur i shqiponjave.
Menjëherë pas recitimeve në skenë shpërthyen hareshëm vallet popullore e Gruppit të valleve të Shkollës “Iliria” me koreografi të Anisa Papadhima.
Akoma po u shuar shija e bukur dhe kërcimi energjik i fëmijëve në skenë shpërthejnë vallet popullore nga zonat shqiptare: Tirana, Dardha, Delvina, Kosova dhe Çamëria të ekzekutuara me mjeshtëri nga Grupi i valleve “Shqiponjat” me koreagrafi të Rovena Kalifaj e të përberë nga valltaret e talentuara Rovena Kalifaj, Anisa Papadhima, Alusa Memko, Fanika Janko, Matina Mezani dhe Gearta Kraja duke krijuar një atmosferë, me të vërtetë festive. Hijeshinë e këtyre valleve ia shtonin edhe kostumet e valltareve të ideuara dhe krijuara nga Mimoza Mustafaj.
Në vazhdim te programit festiv përshëndeti Zoti Gjon Lulgjuraj i cili pasi i uroi festën e Pavarësisë të gjithë pjesëmarrësve, lexoi mesazhin e kongresistit David Jolly i cili si zakonisht merrte pjesë në festën e Pavarësisë së Shqipërisë të organizuar në Clearwater, por këtë vit nuk mundi të ishte i pranishëm. Ndër të tjera në mesazh zoti Jolly shkruante:- “Sot nuk pata mundësi të vi pasi bashkë me babain po festojmë 80 vjetorin e lindjes së tij”.
Kongresisti në mesazh pas urimit për Përvjetorin e Pavarësisë përfundoi “ashtu si shqiptarët e duan Amerikën edhe unë i dua dhe respektoj shqiptarët dhe Shqipërinë. Shpresoj të jem prezent në përvjetorët e ardhshëm”.
Salla e mbushur plot e duartrokiti mesazhin e ngrohtë të urimit të kongresmenit te Florides David Jolly.
Gjithashtu edhe poeti shqiptaro-amerikan Luan Kalana i uroi të pranishmit dhe bashkatdhetarët shqiptarë në diasporë në Amerikë dhe kudo ku jetojnë festën e shenjtë të flamurit. Plot emocione ai recitoi poezinë “Dua ta shoh shpirtin” e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
Si zakonisht të çdo festim në diasporës shqiptare të Amerikës kënga dhe vallja popullore shqiptare ia ndez shpirtin çdo shqiptari ku shumica ngrihen të kërcejnë që ta shijonë me shumë festën.
Fondacioni shqiptar “Albania Heritage Foundition of Tampa Bay”, Florida i cili organizon edhe këtë aktivitet, në fund ndau disa çmime për shqiptarët e shquar për aktivitetin e tyre në komunitet.
Çmimin “Veprimtar i vitit” si një nga ideatoret dhe themelueset e Organizatës “Albania Heritage Foundition of Tampa Bay” e mori Znj. Eri Pasko që është nënkryetare e kësaj shoqate. Çmimin “Për shërbime në komunitet” iu dha pas vdekjes, shkrimtarit Alfred Kaninit i cili së bashku me zotin Gjon Lulgjuraj hapën të parën Radio shqip në Florida e cila jepte emisione kulturore shqiptare. Çmimin e tërhoqi bashkëshortja e tij Teuta Kanini.
Të pranishëm në këtë eveniment, të ftuar nga Dr.Ardian Kraja, morën pjesë disa antarë nga stafi i Gazetës Vatra (gazetavatra.com), Radios AlbaWaves dhe Kelmën TV-së.
Nga viti në vit Fondacioni shqiptar “Albania Heritage Foundition of Tampa Bay”, Florida do të iu tregojnë jo vetëm shqiptarëve por edhe komunitetit Amerikan në Clearwater e Florida, kulturën, historinë e një kombi të lashtë që i mbijetoi luftrave, persekutimeve, e tani ecën drejt të ardhmes si pjesë e familjes evropiane.
Festa e Pavarësisë së Shqipërisë – Clearwater, Florida 2014 from Niki on Vimeo.
Florida
Dhjetor 2014