Nga Nurcan Kaya –

Fragment nga “Te harruar apo asimiluar – Minoritetet ne sistemin arsimor turk” (Forgotten or Assimilated? Minorities in the Education System of Turkey)

Në Turqi rreth 6 milionë shqiptarët nuk lejohen ta mësojnë gjuhën shqipe as s’i gjuhë të huaj. Nëpër shkolla publike e private, si dhe universitete mund të mësohet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, por ndalohet të mësohet gjuha shqipe.

albaniansinturkiye
Shqiptarët në Turqi

Në asnjë universitet turk nuk ka katedër të gjuhës shqipe, kur vetëm në Itali ka shtatë të tilla. Katedra të gjuhës shqipe ka edhe në disa vende të tjera, ku prania shqiptare është shumë e vogël ose pothuajse mungon si në Rusi dhe në Kinë.

Në Stamboll flitet gjërësisht rusisht, ndërsa shqiptarët që punojnë në treg, me vështirësi të flasin shqip, madje disa prej tyre, të përmalluar të ftojnë brenda dyqanit se vetë, se vetëm atje e ndjejnë se mund ta flasin gjuhën e tyre, pa u penalizuar.