-Fejton nga Lek Gjoka

Lek Gjoka pikture
Lek Gjoka Gazeta Vatra

Kam kaluar dhjetëra e dhjetëra vite jete në Jacksonville Florida si dhe kam qenë në kontakt me median shqiptare në Amerikë e me tej dhe çuditem paksa se përse politikanët në Shqipëri fillojnë e bëjnë sherr për ditën së kur iku nga Shkodra gjermani i fundit. Farë qartë mund të kërkojnë në Google se kur shqiptarët e Amerikës festojnë ditën e flamurit dhe festën e çlirimit që në fakt është dita e burgosjes së popullit shqiptar nga diktatura e kuqe komuniste. Nejse , e rëndësishme është se përveç datës 28 dhe 29 Nëntor do të kesh larmi datash. Mos vallë shqiptaret e Amerikës nuk dinë historinë e çlirim-pushtimit të Shqipërisë ?!.
Mos duhet të organizohet ndonjë peticion që të caktohet thjeshtë muaji Nëntor si muaji i çlirim-pushtimit që vazhdon përsëri udhëtimin në të njëjtat shina por me një shije tjetër ?!.

Ashtu sikurse partitë politike shqiptare që bien në dashuri me popullin sa herë që afrohen muajt e votimeve ashtu edhe disa shqiptarë që në raste të ndryshme përdorin si mburojë edhe shoqata shqiptare dashurohen marrëzisht në muajt e fundit të vitit me komunitetin shqiptar që t’iu blejnë biletat e koncerteve që ato organizojnë në emër të Atdheut !..
..-Ore çfarë të duhet ty së çfarë bëjmë ne anëtaret e Shoqatës, ti çfarë po bën për Shqipërinë Atdheun tënd ?!- me dërgoi një mesazh njëri një anëtar i disa shoqatave shqiptare në Amerikë (së është në modë në Amerikë që një person te jetë anëtar në disa shoqata sepse si në një lotari kur blen shumë bileta të rriten shanset për të fituar pra edhe kur je anëtare i disa shoqatash ti mund të zgjohesh një ditë kryetar Shoqatë !.) .
Dukë qeshur hidhur me vetveten mu kujtuan ca shoqata shqiptare që kishin “zbuluar” ketë thënie “gjigante” nga ca anëtarë të saj nga Jugu në Veri të Amerikës që vete Zoti i madh iu kishte lëshuar nga një pikë “mençurie” jo pikë që i lan duart nga kjo botë dhe i kishte caktuar si shpëtimtarë të Kombit shqiptar pra dukë nxjerrë në drite edhe zbulimin e madh së çfarë bëre ti për Atdheun edhe kur ti e ke “braktisur” fizikisht atë ?!.
-Çfarë unë apo shqiptarët e mërguar duhet të bëjnë për Atdheun kur vete Atdheu i përfaqësuar nga politikanët na ka përzënë dhe me forcë na ka thënë mos gaboni të ktheni kokën pas, ky është vendi që ju lindet por sot është prona jonë !.
Pra Atdheu ynë u bë me pronar madje me pronar që edhe të rilind megjithëse ketë fjalë ne shqiptarët e përdorim me një person që pas një sherri me te i themi do të bëjmë copë -copë dhe të hysh andej nga ke ndalur pra rilindja e ka ndarë mendjen ta bëjë copë – copë popullin shqiptar që jeton në Shqipëri !.
Pra fatmirësisht si neve edhe Atdheut me pronar po i vjen dita për të rilindur dhe meqenëse rilindja ka pak dhimbje duhet të tymosim medoemos ca cigare hashashi sepse do flemë gjumë rehat ndaj shtimi i parcelave të mbjell ura dhe realizimin i planit është një sukses i qeverisë me mbështetje edhe të opozitës qe dhe ajo dikur ishte në pozitë !.
Nuk i çudita aspak për pronësinë e re sepse që nga 1991 kur udhëtoje me tren afër ish fabrikës së letrës në Lezhë ishte shkruar në një mure ” Tokë e xanun pronari Noc Rroku” !. Sigurisht kjo thënie që me vonë u bë si diçka gazmore u dashurua shumë nga politikanët por Atdheu im nuk është si toka pronë e Noc Rrokut por një pronë që vete Zoti iu dha shqiptarëve por me një vendim “gjykatë” u bë pronë e tyre që e kanë ndarë mendjen të ma grabisin dhe vrasin Atdheun tim dhe të shqiptarëve . Pra pronarët e rinj dhe grabitqarë të Atdheut tani vetëm kanë harruar që të shkruajnë ” Tokë e Xanun , shqiptare mos u kthehuni me në vendlindje” së është pronë private ! ..
Pasi Atdheut tim i doli pronari tani duhet të kërkoj së kush është pronari i shqiptareve pra edhe pronari im ! Meqenëse kam shumë vite në Amerikë thashë të gjejë kush është pronari i ne shqiptarëve të Amerikës ?
Si nëpër mjegull mu kujtua se diku në një qytet të Amerikës një shok im shqiptarë disi i nervozuar me tha se takova dje pasdreke përgjegjësin e punës i cili i tha së kishte takuar “krye bashkiakun” e shqiptareve të qytetit ku ai jetonte !.
Sigurisht qesha hidhur me vetë deklarimin e një kryetari shoqate shqiptare si i pari dhe drejtuesi i mijëra shqiptarë që jetojnë në ketë qytet të madh të Amerikës dhe si me ironi i thashë vetvetes së mos u lodh shumë se ndonjë kryetar Shoqatë do të jete edhe “pronari” yt por problemi është se ka disa shoqata shqiptare dhe duhet bërë një “votim” së kush të fitojë ndaj dhe Parlamenti po lufton në llogore për votën e emigrantëve që seancat të mos mbarojnë kurrë dhe Vetingu të dalë në pension me një rrogë të mirë dhe ato t’iu lenë trashëgim fëmijëve të tyre Atdheun tonë që e privatizuan me letra me birë !.
Aq shumë po lodhen sot shqiptarët kudo në Atdhe dhe në mërgim që të valëvisin flamurin e të parit saqë kam filluar edhe unë të shqetësohem për to ngaqë mund të na sëmuren e shkojnë atje .. për skrap me çmim të lirë dhe nuk ka kush të organizojë me dasma pa nuse e dhëndër që në gjuhën angleze quhen Party sepse nuk i quan dot festa e flamurit kur organizatoreve apo këngëtareve pa dijeninë e tyre ju ka humbur pa dashje flash drive ku kanë download himnin e Amerikës dhe të Shqipërisë se të Kosovës as nuk e dinë se ka një himn memec !.
Pra në party shkohet për t’u dëfryer ndaj mos humbisni shansin bashkatdhetarë të nderuar vraponi dhe blini bileta për festat e fund vitit sepse është gjynah që organizatorët dhe ato nën çadrën e Shoqatës të mos fitojnë ndonjë dollarë.
Po flamuri ? Po Atdheu mund të bërtasë ndonjë “patriot” i madh pasi ka pirë një litër verë ?
Mos u shqetësoni aspak . Sikur ndërruam e vazhdojmë të ndërrojmë fenë për interesa personale një pjesë e shqiptareve e ndërrojnë edhe flamurin . Madje harrova se Evropa na dhuroi ne shqiptarëve një flamur të ri nga një lidhje jashtë martesore fatmirësisht burrë e grua dhe jo te të njëjtës gjini . Si ore flamuri i Republikës së Kosovës qenka kopil apo bastard në anglisht se ndoshta tingëllon më ëmbël ? Epo njerëz jemi, gjëra që ndodhin në jetë sepse gjithmonë ka pasur flirte por ta falënderojmë Evropën së na dha veç një flamur kopil-bastard se po të flirtonte përsëri si dikur me kojshitë tanë, ehe edhe politikanet nuk do të ishin sot pronarët e Shqipërisë se nuk do të kishte me as komb shqiptar !. Ndërsa për Atdheun mos u shqetësoni fare, edhe ato shoqata që kanë blerë ndonjë pushkë pa gjilpërë për të bashkuar Shqipërinë Etnike të rrinë të qetë thjeshtë të argëtohen dhe shkelin mbi një dollarëshet e hedhura mbi kokat e këngëtareve si arabet mbi robinjat e tyre gjysmë lakuriq se Atdheut i ka dalë ndoshta përjetësisht pronari derisa vete Zotit ti mbushet mendja së ferri ka shumë vende bosht dhe ti zëvendësojë me politikanet dhe shërbëtoret e tyre.

 

Jacksonville Florida
Tetor 2017.