-Opinion nga Lek Gjoka
Lajme jo të mira vijnë nga Mëmëdheu ynë. Parlamenti i çakorduar shqiptar vetëm me votat e pozitës miratoi një ligj për plehrat. Industria e përpunimit të plehrave është në krize për lenden e pare sipas kryeministrit socialist Edi Rama ndaj nuk duhet ti lejmë te falimentojnë por të mbledhim plehrat e Evropës megjithëse kur erdhi në pushtet para tre vitesh ligjin e pare që anuloi ishte ligji i importit të plehrave po nga Evropa (Në fakt lënda e pare e përpunimit të plehrave është me shumice në Shqipëri që nga Parlamenti deri tek një zyrtar i thjeshte i korruptuar në ekstrem por nuk ka fabrike përpunimi për këto lloj plehrash!).
Me duhet ta ngre zërin edhe unë si te tjerët sepse vërtete që pas vdekjes se heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Shqipëria është një fatkeqe ku fatkeqësinë ia kanë lanë në dere vete shqiptaret apo shqipfolësit.
Çfarë e shtyu ish pinjollët e diktaturës komuniste të miratojnë një ligj të tille?
Perse sot opozita po i del kundra një ligji që dikur e miratoi?
A duhet te hymë në BE si depoja e tyre e plehrave dhe plantacioneve te drogës?
Po të importohen plehrat helmuese a e dimë se brezi që do të linde në Shqipëri do te jete me probleme madhore shëndetësorë pra do të kthehemi një komb nga një racë e pastër ariane në një racë sakatesh që do të shuhemi nga shiu kanceroz qe prodhohet nga mbeturinat e Evropës?
Se çfarë e shtyu pozitën që të miratoje një ligj të tille është fare e thjeshte. Dihet që në përpunimin dhe shpërbërjen e plehrave janë në lojë miliarda euro e dollarë. Sa me shumë dollarë të fitojë nën dorë Partia Socialiste dhe LSI-ja aq me të lehte e kane të qëndrojnë në pushtet jo veten duke pasuruar vetveten por duke blere pa iu trembur syri votën e shqiptareve që jetojnë në mjerin e skamje. Sigurisht ajo e di mirë se me një ligj të tille do të humbasë votën e socialisteve të ndershëm sepse sikur thotë ajo fjale e urte shqiptare:-Vete e pështyu ketë ligj dhe vete po e lëpin por populli ka edhe një fjale tjetër ku thotë se paraja shpon detin ndaj pozita po i qëndron të dytës!..
Perse opozita po i del kundra një ligji qe dikur e miratoi vete është fare e thjeshte se një urrejtje e madhe popullore nda ligjit që miratoje pozita është në favor të klimës se saj politike për me shumë vota në zgjedhjet e ardhshme pse jo edhe për një dalje të mundshme të situatës jashtë kontrollit të qeverise që do ti dërgoje në zgjedhe të parakohshme. Pra pozita me opozitën po luajnë vetëm për interesat e tyre politike dhe etheve për të qene ne pushtet me çdo lloj çmimi .
A duhet të hymë në BE me kusht që të jemi kazani i tyre i plehrave?
Sigurisht jo. Më mirë jashtë saj sesa te helmatisim vetveten, brezat dhe të ardhmen.
A kemi detyrime për brezin e ardhshme që t’iu lejmë Shqipërinë te pastër ashtu sikur na lanë të paret tanë?
Sigurisht po është një detyrim moral i pa shkruar por i transmetuar brez pas brezi. Te gjithë e dimë se ne jemi të përkohshëm në ketë bote por Shqipëria është e përhershme. Më ligjin e ri të plehrave në po vrasim brezat dhe një ditë do të vrasim përfundimisht edhe Shqipërinë tonë fatkeqe. As Aleksandri i madh nuk mori në atë bote asgjë ndaj as ju politikane nuk do merrni dollarë a euro në jetën tjetër por në ndryshim nga Aleksandri i madh që iku në atë botë dukë lënë pas një histori trimërie ju do të ikni duke lëne pas një histori turpi si vrasës te brezit të ardhshëm dhe te kombit shqiptar.
Ndaj ngaqë akoma nuk është vonë qeveria duhet ti bëjë mirë llogarite që të anulojë ketë ligj ogurzi në të kundërt furia e rinisë do të godasë si ortek dhe do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Shqiptar mos u tremb. Shqipëria është e jotja pra e shqiptareve dhe jo pronë e një klase politike të korruptuar ndaj vazhdo furishëm udhëtimin tënd dukë e detyruar politiken që për para e pushtet të mos luaj me jetën tende dhe te brezave që do vijnë pas.
Jacksonville Florida
Shtator 2016