Tirana, duket se është gati për të pritur Papa Franceskun të dielën e 21 shtatorit, jo vetëm nga populli shqiptar, por dhe nga 40 martirët katolikë, portretet e të cilëve mbushin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Papa vjen në Shqiperi për t’i bërë homazh aspektit të rëndësishëm të bashkëjetesës fetare, por edhe vuajtjeve dhe atyre që dhanë jetën për të mbrojtur jetën, besimin dhe fjalimin e lirë.
Portretet e 40 martirë janë venë në bulevard si dëshmitarë të asaj që ka ndodhur, por edhe të kësaj që po ndodh, të Meshës së shenjtë që do të celebrohet nga vetë Papa. Sic bëhet e ditur lista zyrtare 40 martirëve është në proces shenjtërimi në Vatikan. Ndër to është një prift katolik i ritit bizantin, plus, ka dhe laikë, siç janë Qerim Sadiku dhe Fran Mirakaj.

papa-francesku
Papa duke folur dy dite me pare, per viziten ne Shqiperi. Foto nga AFP

Vizita e Papës në Shqipëri nuk është thjeshtë një vizitë e zakonëshme në një ditë të zakonëshme, ajo është një vizitë bëhet ditën e djelë pra do të jetë edhe Mesha e Shenjtë e së djelës, që zakonisht bëhet nga Papa në Vatikan dhë që ndiqet nga miljona fetarë dhe jofetarë në të gjithë globin. Dhe këtë të djelë kjo Meshë do të bëhet në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”. Pra për shumë arësye është një eveniment ndërkombëtar dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë nga shumë rrjete televizive botërore.
Përgatitjet për transmetimin e vizitës së Papës dhe Meshës pothuajse kanë mbaruar. Pjesa më e madhe e teknikës dhe gazetarëve kanë mbërritur në Tiranë. Qendra e Shtypit do të jetë në Pallatin e Kongreseve dhe do të jetë në gjendje të presë 400-500 gazetarë, që nga RAI, ZDF, CNN, “Al Jazeera”, etj, etj, mediat e rrjetet e mëdha të informacionit, si dhe reporterët e shtypit të shkruar e fotoreporterët.
Do te kete një regji qendrore nga TVSH në bashkëpunim me televizionet e reja. Pra cdo gjë është gati për të pritur Atin e Shenjtë. Tani vetëm të urojmë:
Mirësevjen në Shqipëri Papa Francesku! Zoti e bekoftë Shqipërinë!