kombetaria-shqiptare-e-futbollit
Kombetaria shqiptare e futbollit

Shqipëria fitoi 2 me 0 me golat e Hykës dhe Balajt. Me këtë fitore, Shqipëria lë pas në renditje Italinë dhe Spanjën duke kaluar në krye të grupit G.

Ndërsa Kosova humbi me rezultatin e thellë, 0 me 6 përballë Kroacisë

*
Lihtenshtejn-Shqiperi 0-2

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh që në minutat e para. Një aksion perfekt i lojtarëve tanë dhe Jahmir Hyka ka goditur me kokë duke e dërguar topin në rrjet në minutën e 12. 0-1.

Ndërsa në pjesën e dytë, Bekim Balaj pati një mundësi të shkëlqyer në fillim, godet me kokë, por portieri i mohon golin fillimisht duke e dërguar topin në këndore. Më pas, shkodrani nuk fal më, kroson Hysaj dhe i sulmuesi ynë shënon golin e dytë dhe të sigurisë për Shqipërinë me kokë.

Ndeshja u zhivllua në stadiumin, “The Rheinpark Stadion”, i cili ishte mbushur me tifozë kuqezi. Kapiten për kombëtaren tonë në këtë ndeshje ishte Mërgim Mavraj, pas mungesës së Ansi Agollit

Lihtenshtejn-Shqipëri është sfida e dytë e kombëtares shqiptare që u luajt në stadiumin “Rheinpark Stadium” në Vaduz e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”

Formacionet zyrtare.

Lihtenshtejni: Jehle, Kaufmann, Goppel, Oehri, Burgmeier, Wieser, Polverino, Salanovic, Gubser, Buchel

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji; Kukeli, Abrashi, Hyka; Roshi, Llullaku; Balaj.

Ne vidio shiko dy golat e kombetares shqiptare shenuar me ane te Hykës dhe Balajt.

*
Kosovë-Kroaci 0-6

Kosova ka pësuar humbje prej 6-0 nga Kroacia në ndeshjen e parë si mystafir në një garë zyrtare ndërkombëtare, në përballjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” në Shkodër. Ishte një dominim i ekipit kundërshtar në 45 minutat e para, në të cilën u shënuan tre gola. Mario Mandzukic ishte futbollisti më i mirë i fraksionit të parë, në të cilin e gjeti tri herë rrjetin.

kosova-ekipi-kombetar-i-futbolli

Sulmuesi i Juventusit e shënoi golin e parë në minutën e gjashtë, për ta dyfishuar rezultatin në minutën e 24, ndërsa het-trikun e kompletoi në minutën e 35-të. Rastet nuk munguan edhe për Kosovën, dy prej të cilave ishin shumë të mira, por lojtarët tanë dështuan përballë portierit. Në një moment madje pati prekje të topit me dorë brenda zonës.

Ndëshkimi erdhi në minutën e 68-të. Pas një harkimi në zonë nga Brozovic, i pamarkuar ishte Matej Mitrovic, i cili e futi topin në rrjet.

Kosova u përball me Kroacinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Për shtetin më të ri të Evropës kjo është ndeshja e dytë zyrtare pas barazimit në Finlandë. Bunjaku do t’u besojë sërish lojtarëve me të cilët luajti në Helsinki.

Shkodra pati një atmosferë të rrallë me mijëra tifozë kosovarë dhe kroatë që i kanë dhënë qytetit ngjyrat e festës dhe simboleve kombëtare.

Kosova luajti me këtë formacion kundër Kroacisë
Në portë Samir Ujkani. Në mbrojtje Pnishi, Pepa, Paçarada dhe Përdedaj. Në mesfushë Kryeziu, V.Berisha, B. Berisha, Rashica dhe Zeneli, ndërsa në sulm Celina.

Golat e Kroacise ndaj Kosoves ne Shkoder