Moikom Zeqo u lind më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Në një Familje me origjinë nga Libohova. Në Libohovë ai morri edhe arsimin fillor.
Më 1967 ndiqi Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.
Moikomi është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.
Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.
Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në shumë gjuhë.
Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare.
U nda nga jeta më 15 qershor 2020 në Tiranë.
Veprat:
Qyteti Feniks – 1970
Brenda vetes – 1974
Mujo Ulqinaku – 1976
Libër i hapur – 1986
Meduza – 1994
Paradokset e demokracisë – 1994
Rexhep Qosja dhe çështja kombëtare shqiptare – 1995
Panteoni ilir – 1995
Aspekte të mitologjisë ilire – 1996
Princi i vjeshtës : përralla, tregime dhe skica – 1996
Liriku i tokës, demoni i fjalës – 1996
Meduza e dashuruar mban zyze dielli : sonatë metaforash – 1997
Vjeshta e princit – 1998
Onufri – 1998
Nostradami në 3 qershor : antiprofecitë – 1999
Tercinat e pasvdekjes së Dantes japonez – 1999
Kështu foli Monaliza – 2000[1]
Zodiak : poezi – 2000
Syri i tretë – 2001
Mes Laokontit dhe Krishtit – Onufri II – 2000
Historia 1 : për arsimin e mesëm të profilizuar, (bashkautor) – 2000
Historia 2 : për arsimin e mesëm të profilizuar : maket, (bashkautor) – 2000
Kështu foli Mona Liza : libër për të gjithë dhe askënd – – 2000
Syri i tretë : Naim Frashëri dhe bektashizmi – 2001
Syzet e thyera të Meduzës – 2001
Historia 3 : për arsimin e mesëm të profilizuar : (profili shoqëror) : maket, (bashkautor) – 2001
Bota e krijuar nga Onufri – 2001
Apokalipse d’avril : roman – 2002
Fjalëkryqet e Babilonisë : tregime – 2002
Tre libra në një, vetëm për fëmijë 100 vjeç dhe pleq 10 vjeç – 2002
Kënga e këngëve – 2002
Shtatë ditë rizbulimi të Amerikës – 2003
Himara pa eklips – 2003
Grishja e Florimontit – 2004
Globalizmi dhe shqiptarët : biseda me Makabe Zaharinë – 2004
Hieroglif shqiptar i fluturave dragonj – 2004
Ekuinoks : poezi të zgjedhura – 2006
Kalorësit dardanë – 2007
Komunikim sfidues. Bota poetike, (bashkautor) – 2007
Njeriu jeshil : tregime të zgjedhura – 2007
Shkruesi egjiptian – 2007
Histori arti : për shkollën e mesme të përgjithshme : viti i 4-t : profili shoqëror, (bashkautor) – 2007
Frymëzimi i mbramë – 2007
Libri Florimontian – 2007
Anti-haiku – 2008
Letër Arnisës për Sabat Zevin – 2008
Gjumashët e Efesit : kallëzime mistike – 2008
Adami i fshehur : tregime, rrëfime onirike dhe etyde – 2009
Anima Mundi : sagë palimpsestesh – 2010
Shitësit e kaosit : tregime apo rrëfenja apokaliptike – 2010
Klepsidra : parabola misteri – 2011
Refuzimi i shkrimit : proza nga kaosi – 2011
Migjeni, arkitekt i nëndheshëm i qiellit – 2011
Papagajtë e Nembrotit : tregime nga ex-Cyberia – 2012
Libri i sinopseve – 2012
100-vjet Pavarësi : flamuri që ringjalli një komb : 1912-2012, (bashkautor) – 2012
Enigma E.Y. dhe kalorësit dardanë : tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç – 2012
Vetullat hyjnore : proza nga kalendari i imazheve – 2012
Ofelia me mjekër : proza të të jetuarit së prapthi – 2013
Abraxas, mbreti i botës – 2013
Kësulëkuqja fluturuese dhe pedagogu i Kopernikut : tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç – 2013
Portat pa epilog : proza në muzg – 2014
Emrat e zotit : tregime – 2014
Si ta mësojë peshku abetaren? : vjersha – 2014
De Rada- rishpikja e Arbërisë : sprovë kritike për një lexim të ri – 2014
Laboratori i ëndrrës – 2018