Sheri Mita, është lindur në Fterrë të Sarandës më 14 mars 1943. Mbas shkollimit të mesëm, kreu Institutin e Lartë të Arteve dega Dramaturgji në vitin 1967. Fillimisht emërohet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në po atë Institut, më pas emërohet regjisor në Kinostudio, aktor në Teatrin Popullor, e regjisor në Estradën e Beratit. Kthehet në Tiranë në vitin 1989 fillimisht si regjisor në Cirkun e Tiranës. Në vitin 1993 emërohet në Estradën e Tiranës si drejtor e me pas si udhëheqës artistik. Në vitin 2004 doli në pension. Ka dhënë kontribut të veçantë si aktor dramatik, por dhe komik. Ka luajtur role në 16 filma artistikë. Ka interpretuar si aktor në teatër, ka qenë regjisor, e ka vënë në skenë përveç dhjetëra numrash estrade, por edhe disa drama e komedi në skenat e Teatrit Popullor në Tiranë, në Fier, Berat, Korçë etj.
Sheri Mita ka shkruar dhe ka vënë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, komedinë “Këshilli i Ndrikullave”. Ka shkruar dhe ka vënë në skenë në Teatrin e Fierit Dramën: “Dy krisma në Paris”, “Vite të Paharruara”.
Nga Viti 1976 deri në vitin 1989 ka qenë regjizor dhe dramaturg i Teatrit dhe Estradës profesioniste të Beratit “Margarita Tutulani”. Si krijues letrar, ka shkruar gjashtë drama e komedi. Në vitin 2004 u nderua me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, si dhe është nderuar me Titullin “Qytetar Nderi” i Sarandës.
Sheri Mita vdiq më 2 prill 2012.

sheri-mita
Sheri Mita- nga interpretimi në filmin “Operacioni Zjarri”

Drama:
“Vite të paharruara”
“Dy krisma në Paris”

Komedi:
“Këshilli i ndrikullave”
“Familja e madhe”

Interpretime ne teatër:
“Shtëpia në bulevard”
“Fytyra e dytë”
“Arturo Ui”,
“I pazëvendësueshmi” etj

Filmografia:

Kronikë provinciale (2009)
Gjoleka i biri i Abazit (2006)
Piruet (2005) TV
Oreksi i madh (1995) TV
Përdhunuesit (1995)
Vetmi (1990)
Kronikë e një nate (1990)
Vitet e pritjes (1989)
Njerëz në rrymë (1989)
Familja ime (1987)
Të mos heshtësh (1985)
Gjurmë në dëborë (1984)
I paharruari (1984)
Nata e parë e lirisë (1984)
Skëterrë 43 (1980)
Ballë për ballë (1979)
Gjeneral gramafoni (1978)
Në fillim të verës (1975)
Rrugicat që kërkonin diell (1975)
Operacioni “zjarri” (1973)
Yjet e netëve të gjata (1972)
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)