Serafin Fanko, lindi në Shkodër më 24 Maj të vitit 1937.
Aktor, regjisor, skenograf dhe kostumograf

Ai është jo vetëm një nga ikonat e Teatrit “Migjeni”, por edhe një ikonë e artit skenik shqiptar.
Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Pragë dhe në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.
Fillimet artistike i nisi me mësimet e pianos, më pas ndoqi një kurs pikture, u mor me balet, dhe pastaj me fushen e artit skenik që e bëri të njohur edhe jashtë kufijve.
Vepra e parë e vënë në skenë nga regjisori Fanku është opereta “Me ne është gëzimi”, në vitin ’84. Eshte fituesi i shumë çmimeve në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombetare, ndër të cilët spikat çmimi për dramën “Quo vadis”. Në veprimtarinë e tij artistike ka bashkëpunuar me Teatrin e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Laçit, Lezhës si dhe me Teatrin e Shkupit, Podgoricës, Malit të Zi dhe të Turqisë.

Serafin_Fanko
Serafin Fanko, Artist i popullit

Një nga personazhet që ai interpretoi me gjithë zellin e tij ishte personazhi i Zekthit. Është aq reale figura e Zekthit e sjellë nga Fanko, sa të duket sikur flet me vetë personazhin dhe jo me aktorin që e interpreton. Filmi i tij i parë është ,”Fije që priten” me regjisor Muharem Fejzon, në rolin e Klarkut. Të tjerë filma ku ai ka interpretuar janë; “Shembja e idhujve”, “Yje mbi Drin”, “Emblema e dikurshme”, “Qortimet e vjeshtës”, “Pranvera s’erdhi vetem”. Në të gjitha personazhet e Fankos të bie në sy ngrohtësia, që ai i jepte personazheve e lidhur kjo me talentin dhe intuitën e tij prej artisti të mirëfilltë. Çdo figurë e krijuar nga ai ka individualitetin e saj, dhe njëherazi vërtetësinë e personazhit.

Serafin Fanko, i dalluar për modesti të skjashme, është shprehur disa herë se suksesi i tij qëndronte në bashkëpunimin e qëndrueshëm të tij me njerëz të skenës dhe të artit. “Kam punuar me mjeshtra të mëdhenj të dramaturgjisë dhe në Teatrin “Migjeni” jam mbështetur në aktorë të njohur si Tinka Kurti dhe Ndrek Prela, Preg Lëkunda dhe Adem Kastrati, Bep Shiroka, etj. Por unë jam munduar të punoj edhe me të rinjtë, ndërkohë që të vjetrit i kisha në krah”, ishte shprehur një herë artisti i njohur. Gjithashtu thonte se, “në se kam një pëllëmbë vlerë, këtë e kam në sajë të bashkëpunimit me artistë, dramaturgë, regjisorë dhe piktorë, duke përmendur, Fadil Krajën dhe Agim Zajmin. Janë të njohur nga të gjithë dramat e vëna në skenë, nga ai si regjisor si :

“Gjaku i Arbërit”,
“Baca i Gjetajve”,
“Ç’murrosja”,
“Quo Vadis”,
“Këshilli i Ndrikullave”,
“Rozafa”,
“Pse”,
“Çifti i Lumtur” etj.

Filmi i tij i pare eshte “Fije qe priten”

Ka luajtur edhe ne shume filma te tjere si:

1. “Ditet qe sollen pranveren”, 1979
2. “Yjet mbi Drin”, 1979
3. “Shembja e idhujve”, 1977
4. “Emblema e dikurshme”, 1976 etj

Fanko numëron rreth 125 role në teatër dhe kinematografinë shqiptare.
Për kontribut të shquar në artin skenik shqiptar është nderuar me titullin “Artist i Popullit”
Ndërroi jetë më 29 shtator 2007 në Tiranë, në moshën 70-vjeçare.