Berluskoni dëbohet përgjithmonë nga politika italiane. Votimi në Senatin Italian i ka dhënë verdiktin e pritur Kavalierit, figurës kryesore te politikës italiane në 20 vitet e fundit.

berlusconi
Silvio Berluskoni

Senati Italian gjatë ditës së sotme ka votuar për përjashtimin e Silvio Berluskonit, pas dënimit me 1 vit burg, marrë për aferat korruptive të gjigandit italian Mediaset, pronë e Berluskonit. Përjashtimi i tij u bë bazuar në ligjin Severino. Pas kërkesave të senatorëve të Levizjes Politike  Forza Italia, presidenti i vendit Grasso miratoi votimin e hapur.

Ky ishte fundi i një politikani të fuqishëm, i cili gjatë gjithë karrierës së tij politike, u përball me qindra gjyqe e akuza të rënda korrupsioni. Megjithate ai mbetet nje nga njerezit me influence ne fushen e biznesit, si ne media, ndertim dhe futboll.