diaspora-shqiptare

Në 18-20 nëntor të këtij viti, Qeveria Shqiptare organizon në Tiranë Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare. Lajmin e ka bërë publik kreu i Qeverisë, Edi Rama, që ka publikuar detajet e këtij takimit dyditor, axhendën e takimeve dhe vizitave që janë parashikuar, përfshirë edhe ndarje çmimesh. Por, ai ka përcaktuar gjithashtu edhe kritere për pjesëmarrësit.

“Kushdo që është i interesuar për këtë aktivitet shumë të veçantë, – thotë Rama, -mund të informohet përmes faqes online www.samitidiaspores.al, ku edhe mund të kontribuojë me sugjerimet e veta apo të regjistrohet për të marrë pjesë.”

Websiti i Samitit nis me mesazhin e Kryeministrit Edi Rama, në videon më poshtë.


Po ashtu, në website thuhet se “organizatori i samitit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë do të dëshironte që në një aktivitet të këtyre përmasave të mund të akomodonim të gjitha kërkesat dhe dëshirat e çdo anëtari të diasporës shqiptare për të marrë pjesë në aktivitet. Për shumë arsye kjo nuk do të jetë e mundur dhe samiti do të ketë një numër të caktuar të ftuarish dhe përfaqësuesish nga vende të ndryshme të botës.

Në samit do të ftohen personazhe të njohura të diasporës, kryetarët e organizatave dhe shoqatave që veprojnë në diasporë dhe persona të cilët në bazë të kritereve të mëposhtme kanë një histori suksesi në vendet ku jetojnë për të ndarë me ne.

Për rrjedhojë, për të evidentuar kontributet dhe vlerat individuale, talentet dhe aftësitë si pjesë e pasurisë së jashtëzakonshme të diasporës shqiptare, për t’u rregjistruar në faqen e samitit dhe për të qenë të përzgjedhur për të marrë pjesë në samit, aplikanti duhet…” të plotësojë disa kritere, per me teper kliko direkt ne websitin Samiti i Diaspores Shqiptare

samiti-diaspores-harta