Sadik Kaceli ka lindur në Tirane  më 14 mars te vitit 1914, në një familje të njohur. Ka bërë shkollën e mesme teknike “Harry T. Fultz” në Tiranë në vitin 1929; në  këto vite ai fillon edhe një kurs për pikturë. Në  vitin 1931  Sadiku fillon studimet në Paris (1936-1941 ne4 Ecole Nationale Supérieure des Beaux-Arts). Më pas ai u kthye në Tiranë, ku jetoi dhe punoi gjithe jetën deri me vitin 2000 kur mbylli sytë përfundimisht në Tiranë.

Për veprimtarinë e tij të shquar në fushën e pikturës ai mori titullin më të lartë artistik Artist i Popullit. Sadik Kaleci është Qytetar Nderi i Tiranës.

Sadik Kaleci është krijues i të parës seri të monedhës shqiptare Lek dhe nje nga themeluesit e Galerise Kombetare te Artit, gjithashtu ai eshte krijuesi i dezajnit te Stemës se Republikës Popullore Socialiste.

 

 

 

 

 

Në krimtarinë e tij të ai punoi vepra në laps, akuarel, peisazh dhe portret. Janë shumë te njohura Portretet:

“Fshatari”, vaj 1933, “Mësuesi”, vaj 1933, “Mixha”, 1934, “Dervishi”, vaj 1932, “Dizi”, 1942, “Portret plaku”, vaj 1980, si dhe 

autoportretet e Sadik Kacelit, si “Autoportreti me shami”, vaj, 1957, “Autoportreti me qeleshe”, vaj, 1959, “Autoportret”, vaj, 1943

Peizazhet:

“Buna”, vaj, 1986, “Fusha e Koplikut”, vaj, 1968 “Tarracat e Lukovës”, vaj, 1973, “Himara e vjetër”, vaj, 1961, “Lumi Erzen”, vaj, 1959, “Driloni”, vaj, 1995, “Bregdeti”, vaj, 1964, “Tirana me borë”, vaj, 1980, “Liqeni i Shkodrës”, vaj, 1976, “Tirana e Re”, vaj, 1952, “Lukova”, vaj, 1966, “Te kroi i fshatit””, vaj, 1940, “Pranverë”, vaj, 1966 etj. 

Gjatë udhëtimeve të shumta nëpër Shqipëri, ai ka përdorur në masë akuarelin, si “Peizazh”, akuarel në letër, 1942, “Kruja”, akuarel, 1960, “Mulliri i Xhep Baçit”, akuarel, 1964, “Kruja në ditë pazari”, akuarel 1956, “Sheherezade”, akuarel, i955 etj.

Vepra të realizuara me laps si: “Bariu me fyell”, në monotip “Natyrë e qetë” me lule”, 1940, në tempera “Balet”, 1937, “Në natyrë”, 1938, në linoleum “Kalaja e Petrelës”, 1956, “Kruja”, 1939, por, më kryesorja për Kacelin ka qenë dhe mbetet teknika e vajit, si më e arrira dhe profesionale artistike.

Njohja me veprat e artit në Paris dhe arsimimi kanë ndikuar në realizimin e veprave “Notre Dam”, vaj, 1938, “Çatitë e Parisit”, vaj, 1938, “Sena:, vaj, 1940.

Vlen të theksohet edhe vizatimi i Sadik Kacelit si mjet shprehës i tij në “Vizatim” karbon, 1932, “Nëna”, 1950, “Peizazh industrial”, 1966, “Vizatim altareliev”, karbon në letër, 1932.

Veprat me frymë kombëtare e tradicionale shqiptare, kryesisht tiranase. Të bëjnë përshtypje veprat “Përgatitja për dasëm”, vaj, 1940, “Dasëm tiranase”, vaj, 1945, “Valle”, vaj, 1951, “Te kroi i fshatit”, vaj, 1940.

Kaceli me krijimtarine e tij mbetet një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptare.