Shtangistja shqiptare, Romela Begaj, është shpallur kampione bote në peshëngritje në stilin e shkëputjes në Kazakistan.
Ajo u shpall kampione në kategorinë 63 kg, ngriti 113 kg në stilin e shkëputjes.
28-vjeçarja ngriti 108 kg në provën e parë, dështoi në të dytën me 113 kg dhe në të tretin arriti të triumfojë në Botërorin e Kazakistanit.
Romela Begaj vazhdon të jetë në garë edhe për stilin e shtytjes.
