Në Botërorin që po zhvillohet në Kaliforni të SHBA, peshëngritësja shqiptare Romela Bega 31-vjeçare u shpall Kampione Bote.
Në stilin e shkëputjes Romela u rendit e para duke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendë.
Peshngritsja shqiptare në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg dhe realizoi me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën 107 kg, duke siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane, në vendin e tretë u rradhit SHBA.
Më të njëjtin strategji nisi provën e saj edhe në dygarësh. Edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses.
Në provën e dytë Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk e arriti.