Rifat Kukaj lindi me 25 tetor 1939 në Tërstenik të Drenicës,
Studioi në Normalen e Prishtinës.
Rifat Kukaj është prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhëhequr programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese “Rilindja”. Përktheu letërsi për fëmijë nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake në shumë nga këto gjuhë. Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama. Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj.
Vdiq në Ulqin me 11 shtator 2005 dhe u varros në vendlindje.
Tituj të veprave
Xhuxhi nga Taxhuxhi – dramë humorisitike
Lepuri me pesë këmbë – skenarë filmi artistik
Kokërmeli e Pilivesa (1971) – roman
Dita e xhufkave (1972)- roman
Shkrepi i Diellit (1972)- roman
Minaku i përhimtë (1973)- roman
Vjollca magjike (1974)- roman
Rrasa e Zogut (1975)- roman
Droja (1978)- roman
Dreri me një bri (1986)- roman
Xhuxhi nga Xhuxhishta (1998)- roman
Zogu i bardhe -roman
Gogozheli i Gogozhinës (1999)- roman
Shkurtabiqi më i madh në botë {2000} – roman (botoi: URA)
Fshehtësia e breshkës (2002)- roman
Majmuni me kurorë mbretërore (2003)- roman
Fshati i Pishës (1969)- libër poezishë (botoi: NOVA MAKEDONIJA)
Shtepia ime ka sy