Para udhëtimit për në zonën Shengen, aplikohet online një formular, i cili verifikohet.
Përgjigja negative do të thotë refuzim i hyrjes në vendet e BE-së. Aplikimi kushton 7 euro.

Vendet Shengen dhe anëtarë të EU

Parlamenti Europian ka miratuar dje një plan për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen. Sipas kushteve të reja, këta udhëtarë do të verifikohen me detaje dhe paraprakisht për lëvizjen e tyre në vendet e BE-së.

Ky plan është diskutuar edhe më parë nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, por dje është arritur shumica e nevojshme për të kaluar këtë rezolutë. Rregullorja u miratua me 494 vota, 115 kundër dhe 30 abstenime. Pas dritës së gjelbër të Parlamentit, legjislacioni duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave dhe më pas të publikohet në Fletoren Zyrtare. Qëllimi është që ai të jetë funksional në vitin 2021.

Sistemi i ri i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit Europian (ETIAS), i cili duhet të jetë funksional në vitin 2021, do të lejojë kontrolle të avancuara për udhëtarët pa viza.

https://etias.com/about-etias/who-needs-etias

Shqipëria dhe SHBA, do të duhet të plotësojnë formularin elektronik përpara udhëtimit në vendet Shengen.