kodiku_beratit

Regjistrohen në kujtesën botërore të UNESCO si vlera unikale të njerëzimit dy kodikët e Beratit. Komiteti Ndërkombëtar Konsultativ i UNESCO-s i përbërë nga shumë ekspertë të botës ka regjistruar para dy ditësh (Mars 2016) në aktivitetin e zhvilluar në Lijiang të Kinës “Dy Kodikët e Beratit” në “Kujtesën e Botës (“Memoire du Monde”) si vlera unikale të njerëzimit dhe që mbrohen nga UNESCO. Dy kodikët e Beratit, Beratinus 1 dhe Beratinus 2 janë regjistruar, krahas dhe dokumenteve të tjerë të rrallë dhe vlerave kulturore të papërsëritëshme të vendeve të tjera të botës.

Programi “Kujtesa e Botës” (“Mémoire du Monde”) dhe krijimi i një regjistri për vlerat më të vyera të njerëzimit në fushën dokumentare, është ngritur nga UNESCO, që në vitin 1992. Në të janë regjistruar me dhjetëra koleksione e fonde dokumentarë. Në  vitin 2003, numri i koleksioneve të regjistruara arriti në 91 koleksione, nga 45 vende anëtare të UNESCO. Kodiku i Purpurt i Beratit është një dorëshkrim me rëndësi historike për fillimet e letërsisë biblike. Sipas shkencëtarëve, është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli i 6-të pas Krishtit.