Leka Bungo, u lind më 28 shkurt 1944 në Vlorë.Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve për regjizurë. Punoi një pjesë kohe si regjisor në Teatrin “Bylis” të Fierit. Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Teatrin e Estradës, në të cilën vuri në skenë shumë shfaqje me sukses. Pas viteve’ 90 krijoi, në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, që u mbyll më 2001 pas rikonstruksionit të këtij teatri. Pas vitit 2002, emigroi SHBA ku jeton ende. Përvec punës si regjisor dhe aktor, Leka Bunga ka shkruar edhe disa drama dhe skenarë filmash.
Skenarë filmash:
Pas fasadës
Gjuetia e fundit
Tre njerëz me guna
Aktor në filmat:
Oshëtimë në bregdet
Një djalë dhe një vajzë
Marrë nga Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Abaz Hoxha