Instituti Demokratik Amerikan (National Democratic Institute) NDI është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-partiake, jo-qeveritare që i përgjigjet aspiratave të njerëzve në mbarë botën për të jetuar në shoqëri demokratike që njohin dhe promovojnë të drejtat bazë të njeriut.
NDI punon në Shqipëri që nga viti 1991, duke nxitur pjesëmarrjen politike të qytetarëve përmes edukimit civil dhe advokimit, duke rritur pjesëmarrjen publike në vendimmarrje në nivel lokal dhe kombëtar, duke organizuar dhe mbështetur monitorimin e zgjedhjeve dhe edukimin e votuesve, si dhe duke nxitur zhvillimin e partive politike.
Si pjesë e strategjisë së përgjithshme në Shqipëri, Instituti synon të promovojë pikëpamjet e qytetarëve si pjesë e ligjërimit politik. Për të dytin vit radhazi, NDI ka kryer një hulumtim me grupe të fokusuara për t’u ofruar drejtuesve politikë e atyre të shoqërisë civile një studim të informuar dhe të paanshëm mbi shqetësimet dhe interesat e qytetarëve, për të mundësuar përkufizimin e mëtejshëm të dialogut mbi prioritetet e tyre përpara fushatave zgjedhore.
Ky është raporti më i fundit i NDI mbi Shqipërinë.
https://www.ndi.org/files/NDI-Albania-2014-Focus-Group-Report-(Shqip).pdf