edi_rama
Edi Rama  Kryeminister i Shqipërise

Nga Lek Gjoka
Jacksonville Florida

U lodh e u mbyt në thashetheme shtypi i Serbisë së kryeministri shqiptar Rama në viziten e tij në Beograd ngriti një “dron” të ri të Shqipërise së madhe në takimin me kryeministrit serb Vuçic.Provokoi haptas Serbinë dukë i kërkuar njohjën e Pavarsisë së Kosoves si dhe me viziten në Luginën e Presheves me shumicë shqiptarë dukë u quajtur prej tyre si kryeminister i shqiptareve të atjeshem.
E verteta qëndron komplet ndryshe.Rama në Beograd vuri themelin e pare që Ballkani të bëhët sa me pare pjese e familjes së madhe Evropiane.
Atehere pse u shqetesua aq shume kryeministri serb?
Fare mirë dihet që nacionalizmi ekstrem në Ballkan është një mbeshtjetje e fortë për politikanet e ketij rajoni për vota ndaj dhe Vuçic luajti me kete kart thjeshte që të fitoje perseri zgjedhjet.Ai e di fare mirë së gabimet e kasapit të Ballkanit Millosheviç janë të pariparushme dhe Kosove nuk do jete me jo pjese e Serbisë por as ëndrra e tyre sepse shqiptaret në Ballkan tani janë një ndër faktoret kryesore të paqes së ketij rajoni që kanë përkrahje apsolute nga Amerike dhe shtetet me të fuqishme Evropiane.
Kryeministri Rama në viziten e tij në Serbi bëri detyren e një politikani Evropian duke afruar një fqinjësi të mirë dhe duke mbrojtur të drejtat e shqiptareve kudo ku jetojnë.Gjithashtu ai zgjoi nga gjumi politiken jo evropiane të Serbise , madje edhe të Shqipërise që ta njohin realiteti, ta kuptojnë së jetojnë në shekullin e ri ku politikanet votohen nga populli dhe duhet ti sherbejnë rritjes së mirëqenies se tyre.Të ndare dhe larg familjes evropianë nuk do të arrijnë kurre një mireqenie që popujt e ballkanit e meritojnë ndaj duhen lënë menjanjë problemet shekullorë, ëndrrat për një Serbi të madhe, për një Shqipëri të madhe por të punojnë për një Evropë të madhe ku i tëre Ballkani të behet pjese e kesaj familje .
Vizita e Rames në Serbi ndezi një drite shprese edhe për shqiptaret e Amerikes jo vetem për faktin së i kerkojë autoriteteve shteterore serbe për njohjen e pavarsisë së shtetit të Kosoves por me vizionin e tij të ri politik që shpalosi do tia shtojë Shqipërisë edhe me shpejt rrugën për tu antarsuar në familjen evropianë.
Një Shqipëri në BE është për mjaft shqiptarë të diasporës së Amerikes një urë e re e ëndrrave të tyrë që një ditë të kthehen për të jetuar andej nga u nisën për të vrarë varferinë .
Drita jeshile është ndezuar ndaj gjithe spekri poltitik i Shqipërise dhe i Ballkanit duhët të punojë për ëndrrën Evropiane sepse një Evropë e bashkuar do të jete çelesi i Paqës dhe i mirëqenies së popullit Evropian.

Nentor 2014