Gjykatat Amerikane dhe të BE-së nuk duhet të riatdhesojnë shqiptaret që jane në gjak.

Lek Gjoka222
Lek Gjoka- Journalist at Gazeta Vatra Online

-Nga Lek Gjoka
Fenomeni i gjakmarrjes nga Veriu në Jug të Shqipërisë është një plagë që u rihap pas varrosjes së diktatures komuniste. Në Jug plaga e gjakmarrjes mori një zhvillim pas vitit të zi të 1997 kur Shqipëria u përfshi në një luftë civile për faj të politikes dhe u krijuan banda të armatosura që filluat të vriteshin me njëri-tjetrin për sherre të ndryshme që më pas u kthyen në gjakmarrje. Një pasqyre tjeter është Veriu i Shqipërisë që gjakmarrja kjo plagë e vjeter mori një përkeqsim me të madh. Sigurisht që disa mund të fajsojnë Kanunin e Lek Dukagjinit pa e lexuar atë duke gabuar sepse në një nga nenet e Kanunit thuhet shprehimisht së kur vendi të kete një shtet ligjor Kanuni thjeshtë ngelet një histori e pashkruar e kombit shqiptar deri në fillim të shekullit XX kur At Shjefen Gjeçovi i mblodhi dhe botoi me një parathenie brilantë të poetit kombëtar At Gjergj Fishtes ku sot ky Kanun studiohet në Universitetet me me ze të botes së qyteteruar.

Çilët janë shkaktaret e rifillimit të gjakmarrjes në Veri të Shqipërise ndërkohë që në Kosove plaku i urtë më origjinë mirditore Anton Çeta arriti ta mbylle këtë plagë të rëndë?

Gabimi i parë filloi që në kuvendin e Shqipërise në ligjin 7501 të ndarjes së tokave bujqësore , një reforme e re agrare si në kohën e diktatures komuniste.Tokat e koperativave dhe ndërrmarrjeve bujqësirë iu dhanë antareve te tyrë në bazë fryme duke abuzuar këmbëkryq me të drejten e prones që u takonte pronareve të dikurshëm.Pas saj nisen përplasjet për pronën që degjeneruar dëri në ekstren në humbje jetesh njërëzore.Dukë pasur një shtet të korruptuar që nuk i interesonte fare humbjet e jeteve të nështetasve të tyre kjo plage u bë një gangrene për mijera familje që u ngujuan.Mjaft prej tyrë u detyruan që të marrin rrugën e mërgimit.

Gabimi i dytë që krijoi mjaft gjakmarrje është vete shteti.Në shumë raste aksionet e policisë dekospiroheshin nga vete politikanet e korruptuar që janë lidhur këmbëkryq me krimin për mbrojtjën e monopoleve të tyrë të krijuar në kundërshim me Kushtetuten e Republikes së Shqipërisë.Drejtuesit rajonale të policisë në mjaft raste jo vetem që dilnin bllof në aksionit e tyre ndaj mafies lokale e shteterore por pa mbaruar mirë aksionin kërcënoheshin me jete familjet e tyre.Ka raste ku mjaft qytetare të pafajshem janë vrare në prita për fajin e vetem se vellezerit e tyre ishin punonjës policie dhe kishin drejtuar disa aksione për ti arrestuar me qëllim ndërtimin e një shteti ligjor mjaft të mirëpritur nga populli por që e minon vete politika shqiptare.

Rrëmuja që vete shteti shqiptar ka krijuar në tjetersimin e prones private nga pronaret e ligjshem në individe të inkriminuar por që punojnë për interesa të politikaneve kanë krijuar përmisa për shtimin e konflikteve.Aq shumë është i korruptuar shteti shqiptar saqe mjaft prona të shqiptareve që jetojnë në mergim janë tjetersuar deri në ndërrimin e pronesise pa ditur asgje nga pronari i vertete ndaj ju takon edhe shteteve ku këto shqiptare jane bere neshtetas të tyre te mbrojnë pronen e qytetareve të tyre ne baze te të drejtes ndërkombetare.

Problemi i pronësise është një ndër përplasjet e nisjes së vrasjeve që në mjaft raste janë edhe mbrenda një gjaku dhe një familje.

Sigurisht ka edhe arsy të tjera që kanë krijuar konfliktë që me vonë u kthyen në gjakmarrje sepse shteti është i pa afte për ti mbrojtur qytetaret e tij nga kjo plage shekullore.Qeveria shqiptare të pakten moralisht duhet të pranoje para botes demokratike kete plage shqiptare dhe të përpiloje listat e sakta të fiseve që janë në gjak dhe si të tilla osë janë ngujuar ose kan marre arratine udheve të botes dhe keto lista tiu dërgohën ambasadave shqiptare nëpër botë më qellim që këto familje të strehohen dhe të mos riatdhesohen në Shqiperi.Me vjen keq që një përson që nuk është në gjak pagon 700 euro për të marre një dokument tek shoqata për pajtimin e gjagjeve në Shqipëri për të fituar letrat padrejtesisht ndërsa familje të tëra që fatkesisht e vuajnë kete plage të rëndë humbasin të drejten e qendrimit në shtetet ku ato paraqesin letrat sepse sipas gjykatave shteti shqiptar iu siguron atyre jeten dhe dokumentat e tyre mund te jene fallco ngaqe me qindra raste jane të tilla dhe nuk kane mundesi verifikimi.
Ndaj ju lutem gjakatave në Amerike,Kadada dhe në Bashkimin Evropian që të mos i riatdhesojnë shqiptaret që janë në gjak sepse jeta e tyre dhe e femijeve është në rrezik.Në bazë të çdo kushtetute të një vendi demokratik kur jeta e një përsoni kercënohet duhet patjeter të mbrohet në shtetin ku ai ka deshirë të rindërtojë një jete të re familjare pa friken se dikush do ti vrase pa pasur asnjë faj..

 

Jacksonville Florida
Korrik 2015