Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. U arsimua në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).
Ka qenë mësues në shkollat në Shtiqën, Brut dhe Kukës (1954-1957), ndërsa në periudhën 1957-1961 ka shërbyer në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në Lezhë, në shkollën e mesme “Xheladin Fishta” në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallekut (1991-1992). Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000).

dr_mentor_quku
Profesor Mentor Quku

Ai ka organizuar katër seminaret e para “Shkodra në shekuj”. Ka qenë drejtor i revistës “Kumtari” dhe i gjashtë vëllimeve “Seminari Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj”.
Është autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë.

mjeda-mentor_quku

Por vepra qendrore e tij mbetet studimi shumëvëllimesh Mjeda. Profesor Quku punoj për mbi 40 vite për figurën e bylbylit të poezisë shqiptare Mjedës. Ai i ngriti një monument të pavdekshëm Mjedës. 
Profesor Mentor Quku u nda nga jeta më datë 31 maj 2014 para dreke.
Shkodra dhe Shqipëria humbën intelektualin, profesorin fjalëmbël.
Profesor Mentor Quku është “Qytetar Nderi” i qytetit të Shkodrës.
Profesor Nderi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Emri dhe kontributi i tij do te mbetet perhere ne vlera te pashlyera ne letersine dhe historine shqiptare.