Në Pallatin Pitti (Palazzo Pitti) në Firenze, më saktë në Sala di Bona gjendet muralja me titullin “La conquista di Prevèsa” e piktorit të mirënjohur Bernardino Poccetti. Pyetja është përse ka patur kaq shumë rëndësi Preveza e Çamërisë për t’u ekspozuar në një nga pallatet më të rëndësishme të bujarëve mesjetarë fiorentinë.
Më poshtë historia e përmbledhur jo vetëm e kësaj murale, por e mesjetës Europiane të fundviteve 1600, ku Epiri apo Çamëria e sotme kishte rëndësi të dorës së parë.
Turqit kishin nisur pushtimin e madh të Europës, të shtyrë nga një etje e madhe për toka të reja në kontinentin e vjetër.
Fillimisht ata ju vërsulën Polonisë, por u mundën në Khotim prej Gjon Sobieski, ndaj u detyruan ta brakstisin këtë ofensivë. Kështu që ju drejtuan Hungarisë dhe Austrisë. Në vitin 1683 nën udhëheqjen e komandantit të tyre Kara Mustafa’ shfaqen nën muret e Vjenës.
Perandori Leopold u detyrua t’ia mbath në Litz, ndërsa për të mbrojtur kryeqytetin austriak mbeti gjeneral Stahremberg, i cili arriti të rezistojë një muaj e gjysëm, aq sa i duhej aleattit polak, Sobieski të mbërrinte dhe t’u shkaktonte humbje të rëndë otomanëve, të cilët gjithsesi mbetën sundimtarë të zomnave hungareze.
Për t’i smbrapsur përfundimisht turqit Perandori Leopold ju drejtua Venedikut duke e ftuar të hynte në Lidhjen që sapo kishte krijuar me Papëm dhe Poloninë. Republika veneciane hezitoi fillimisht shumë, duke njohur lidhjet tregtare që kishte me Perandorinë Osmane, por në fund u josh shumë nga ideja që duke shfrytëzuar këtë fushatë mund të bëhej zotëruese e Qipros, Evias që ata e quanin Negroponte, portin e Kandias në Kretë dhe Prevezën në Çamëri, së bashku me ujërat e gjithë Epirit. Kështu në janar të vitit 1684 Vendiku ju bashkua Lidhjes.
Pas 14 vjetësh paqeje u rindez lufta kundër turqve, nën drejtimin e kapiten-gjeneral Françesko Morozinit, kontit Nikolla i Strassoldo, komandant i trupave zbarkuese dhe Antonio Zeno me detyrën e mbikëqyrësit të Dalmacisë dhe Shqipërisë.
Qysh në fillim fati u buzëqeshi venecianëve. Ndërsa Zeno ia dilte të fitonte deri në Herceg Novin e sotëm në Malin e Zi ose Castelnuovo për latinët, Morozini me flotën papnore, toskane dhe malteze hynte në ishullin e Shën Maurës mes Korfuzit dhe Qefalonisë.
Nga ana e tij konti i Strassoldo-s zbarkonte dhe pushtonte ditët e para të tetorit 1684 Prevezën dhe Epirin, të cilat kishin nisur të rebeloheshin ndaj represionit osman.