wilson-woodrow-presidential-portrait
Thomas Woodrow Wilson

 

Nga KOLEC  TRABOINI

Thomas Woodrow Wilson u lind në qytetin Stauton, Virxhinia të Amerikës më 28 dhjetor 1856. Gjatë shkollimi dallohej si një nxënës i zellshmën dhe orator i mirë, kreu studimet dhe mori disa diploma universitare. Ka qënë një udhëheq i lëvizjes për progres. President i Princeton University nga viti 1902 në 1910 si dhe Governator i New Jersey nga 1911 në 1913. Në maj 1906 ai pësoi një goditje në zemër që do të përbente një shqetësim shëndetësor gjatë gjithë jetës së tij. U zgjodh President i i 28-t i Shteteve të Bashkuara detyrë që e filloi në 4 mars 1913 deri më 4 mars 1921. Ishte mbrojtësi më i flaktë i shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore kur Greqia, Serbia, Italia, Franca e disa vende të tjera ishin të gatshme për copëtimin e Shqipërisë, për ta ndarë mes aleateve fitues të luftës dhe për të krijuar një minishtet në Shqipërinë e Mesme nën sundimin e Esat Pashë Toptanit.

Por qe fat i madh për shqiptarët që Wilson-i ishte president në këtë periudhë historike dhe ai i preu rrugën çdo ambicioni për copëtimin e Shqipërisë që siç shkruante Faik Konica, Shqipëria “ishte dënuar me vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, asnjë rreze shprese s’ndritte gjëkundi. Po e papritura ngjau dhe kjo e papritur erdhi nga qëndrimi i Woodrow Wilson-it”.

Të mos harrojmë se kishte shumë faktorë që kishin ngjallur dashurinë e Presidentit Wilson për shqiptarët. E një nga këto ishte edhe Charles Richard Crane (1858–1939) bir i një industrialisti amerikan në Çikago, që ndihmoi në zgjedhjen e presidentit Woodrow Wilson në fushatën e vitit 1912. Po si e në çfarë rrethana kish lindur kjo lidhje e këtyre amerikanëve të shquar me shqiptarët? Në pranverë të vitit 1911, kur vazhdonte Kryengritja e Malësisë së Madhe, kishte bërë një udhëtim në qendër të Perandorisë Osmane, Charles Richard Crane u nis nga Stambolli në drejtim të Shqipërisë. Ministria e Jashtme Perandorake e shqetësuar për jetën e milionerit amerikan e këshilloi të mos e bënte atë udhëtim me rreziqe në vilajetet shqiptare, por kur pa këmbënguljen e amerikanit e shoqëroi atë me një grup ushtarësh turq. Kur grupi hyri në territoret shqiptare i dolën në rrugë shqiptarë të armatosur pjestarë çetash atdhetare. Ata e ndaluan karvanin duke urdhëruar kthimin e ushtarëve turq. Ishte një situatë e vështirë që mund të përfundonte me luftim. Milioneri amerikan nuk donte të kthehej prapa, atëherë shqiptarët e morën përsipër ta shoqëronin në të gjithë viset shqiptare nën besën e rojen e tyre. Charles Richard Crane u besoi, e jo vetëm aq, por ai u bë shumë shpejt mik me këta trima që e ruanin dhe ishin gati të bënin sakrificën më të madhe për ta mbrojtur. Kështu ai udhëtoi i qetë nga Shqipëria e Jugut në Veri, kaloi nëpër territoret ku bëheshin luftime, në Malësi të Madhe dhe deri në Podgoricë. Ishte një udhëtim që mund të konsiderohej fatlum. Ai kurrë nuk do t’i harronte këta shqiptarë me cilësi të larta, trimëri e bujari të pashoqe.

Në Podgoricë atë kohë kishte mbi 20 mijë malësorë shqiptarë të ikur nga shtëpitë e veta nga ekspedita mizore e Shefqet Turgut Pashës. Shihet se interesi i amerikanëve për çfarë ngjante në Shqipëri ishte i madh. “New York Times” botonte reportazhe mbi luftën e kryengritësve shqiptarë kundër zgjedhës otomane. Ishte një fat për shqiptarët që pikërisht ky vizitor që e strehuan dhe e zunë mik, të ishte pjestar dhe figurë e rëndësishme e delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Paris. Ai i dinte problemet e shqiptarëve dhe ambicjet ballkanase për ta copëtuar shtetin shqiptar. Padyshim ai ka dhënë një kontribut të madh në krijimin e bindjes së Presidentit Wilson që Shqipëria duhej mbrojtur me çdo kusht. Charles Richard Crane, i cili i njihte atdhetarët shqiptarë i kishte edhe miq ata, si Kristo Dakon dhe Fan Nolin e atdhetarë të tjerë. Duhet kujtuar se më 4 korrik 1918, kur ende bota ishte në Luftën e Parë Botërore, i cila kishte filluar më 28 korrik 1914, Fan Noli në funksionin e kryetarit të “Vatrës” arriti të takonte presidentin Wilson në Mount Vernon. Ja se e kujton Noli këtë moment në një letër që i dërgoi vatranëve “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha . .” dhe më tej: “Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: “Unë do të kem një zë në Konferencën e ardhshme të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”.

Studiuesi Peter R. Prifti ka shkruar: “I impresionuar thellë nga idealizmi i Wilson-it, Noli u bë një përkrahës i pasionuar i demokracisë wilsoniane. Drejtësia ndërkombëtare, vëllazërimi njerëzor, simpatia për të dobëtit.” Lufta e Parë Botërore përfundoi më 11 nëntor 1918. Presidenti Wilson shkoi në Paris dhe megjithëse kishte këmbëngulur që Shqipëria të mos prekej, me largimin e tij në Amerikë, delegacionet e shteteve fituese të luftës sërish iu kthyen planeve të vjetra për copëtimin e Shqipërisë. Delegacioni shqiptar dhe miqtë amerikanë të Shqipërisë u shqetësuan dhe ia paraqitën gjëndjen Presidentit Wilson, i cili edhe pse i sëmurë mori sërish rrugën për Paris. Ai u bë shpëtimtar i Shqipërisë, nën ndikimin e tij të fuqishëm u vendos që Shqipëria nuk do të prekej në kufijtë e saj të njohur para lufte, aq më tepër se Shqipëria nuk konsiderohej shtet i mundur që të paguante pasojat e një lufte ku ajo nuk kishte qënë pjestare aleancash, përkundrazi shtetet ndërluftuese e kishin bërë territorin e saj shesh betejash kundër dëshirës së saj. Delegatët e shteteve iu bindën më së fundi vullnetit të hekurt të Presidentit Wilson dhe veç atëherë kur ai u sigurua për fatin e Shqipërisë, u kthye në Amerikë.

Duke shpallur 14 pikat e Konferencës së Paqes së Versajës, që do të sillnin krijimin e Lidhjes së Kombeve presidenti amerikan do të bëhej një figurë shumë popullore në botë si kampion i Paqes. Por pikërisht kur po krijohej Lidhja e Kombeve plot entuziazëm nga Europa, Kongresi Amerikan nuk e aprovoi hyrjen e Amerikës në këtë forum të ri ndërkombëtar, çfarë solli dhe një zhgënjim tek Presidenti Wilson, i cili kaloi goditjen e dytë në zemër dhe përkeqësimin e gjëndjes shëndetësore. Pikërisht në këtë vit atij iu dha çmimi Nobel për Paqe. Mbas tetë vjetëve në drejtim të shtetit amerikan, la Shtëpinë e Bardhë më 4 mars 1921.

Është shumë domethënëse një ngjarje për të treguar lidhjet shpirtërore të Presidentit Wilson me shqiptarët. Pasi kish mësuar se në Shqipëri populli në këngët e tij përmendte mikun e madh të shqiptarëve Wilson, në një letër që presidentit Woodrow Wilson i dërgonte profesorit amerikan Elmer J. Jones i shkruante: -“S’ ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri… Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe na sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësinë tonë kombëtare.” Ky mik i madh i shqiptarëve mbylli sytë në Washington D.C. më 3 shkurt 1924. Janë të mrekullueshme fjalët e Fan Nolit për vdekjen e Wilsonit: “Pranë Amerikës merr pjesë në këtë zi edhe Shqipëria e cila qan në fytyrën e amerikanit të madh, idealistin bujar dhe mbrojtësin e tij më të fortë.’

“Wilson bëri më tepër se çdo njeri për indipendencën e Shqipërisë.” Ndërsa në Kuvendin Themelor të Vatrës Fan Noli u shpreh:
“ – Kur Shqipëria u qas në Lidhjen e Kombeve në Dhjetor, 1920,
– kur unë si delegat i Shqipërisë ndënja në një radhë me përfaqësonjësit e shteteve të tjera të qytetëruar të botës në Gjenevë,
– kur indipendenca jonë u njoh përsëri zyrtarisht, – kur vendi ynë shpëtoj nga makthi i invazioneve të huaja,
– kur u vendos një mjet paqësor për të regulluar konfliktet e kufirit tonë,
– kur populli ynë mori vehten dhe pa një ditë të bardhë pas aqë mjerimesh dhe vojtjesh të patreguara, ndjeva një emër që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave Shqiptare, emri i Presidentit Wilson.”
Faik Konica nga ana e tij do të shprehej:
“Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument të pavdekur në zemrat e tyre.” Çfarë edhe ndodhi shpirtërisht e realisht. Një shtatore madhështore e Presidentit Wilson qëndron në sheshin kryesor të Tiranës së Re që mban emrin e tij. Miqësia e shqiptarëve me Amerikën kaloi nëpër sprova të mëdha historike e jo vetëm në 1919 por edhe në çlirimin përfundimtar të Kosovës më 1999, ndaj dhe mirënjohja është e përjetshme.
 

PRESIDENTI WILSON-ËNGJËLLI MBROJTËS I SHQIPËRISË Nga KOLEC TRABOINI Thomas Woodrow Wilson u lind në qytetin Stauton, Virxhinia të Amerikës më 28 dhjetor 1856. Gjatë shkollimi dallohej si një nxënës i zellshmën dhe orator i mirë, kreu studimet dhe mori disa diploma universitare. Ka qënë një udhëheq i lëvizjes për progres. President i Princeton University nga viti 1902 në 1910 si dhe Governator i New Jersey nga 1911 në 1913. Në maj 1906 ai pësoi një goditje në zemër që do të përbente një shqetësim shëndetësor gjatë gjithë jetës së tij. U zgjodh President i i 28-t i Shteteve të Bashkuara detyrë që e filloi në 4 mars 1913 deri më 4 mars 1921. Ishte mbrojtësi më i flaktë i shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore kur Greqia, Serbia, Italia, Franca e disa vende të tjera ishin të gatshme për copëtimin e Shqipërisë, për ta ndarë mes aleateve fitues të luftës dhe për të krijuar një minishtet në Shqipërinë e Mesme nën sundimin e Esat Pashë Toptanit. Por qe fat i madh për shqiptarët që Wilson-i ishte president në këtë periudhë historike dhe ai i preu rrugën çdo ambicioni për copëtimin e Shqipërisë që siç shkruante Faik Konica, Shqipëria “ishte dënuar me vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, asnjë rreze shprese s’ndritte gjëkundi. Po e papritura ngjau dhe kjo e papritur erdhi nga qëndrimi i Woodrow Wilson-it”. Të mos harrojmë se kishte shumë faktorë që kishin ngjallur dashurinë e Presidentit Wilson për shqiptarët. E një nga këto ishte edhe Charles Richard Crane (1858–1939) bir i një industrialisti amerikan në Çikago, që ndihmoi në zgjedhjen e presidentit Woodrow Wilson në fushatën e vitit 1912. Po si e në çfarë rrethana kish lindur kjo lidhje e këtyre amerikanëve të shquar me shqiptarët? Në pranverë të vitit 1911, kur vazhdonte Kryengritja e Malësisë së Madhe, kishte bërë një udhëtim në qendër të Perandorisë Osmane, Charles Richard Crane u nis nga Stambolli në drejtim të Shqipërisë. Ministria e Jashtme Perandorake e shqetësuar për jetën e milionerit amerikan e këshilloi të mos e bënte atë udhëtim me rreziqe në vilajetet shqiptare, por kur pa këmbënguljen e amerikanit e shoqëroi atë me një grup ushtarësh turq. Kur grupi hyri në territoret shqiptare i dolën në rrugë shqiptarë të armatosur pjestarë çetash atdhetare. Ata e ndaluan karvanin duke urdhëruar kthimin e ushtarëve turq. Ishte një situatë e vështirë që mund të përfundonte me luftim. Milioneri amerikan nuk donte të kthehej prapa, atëherë shqiptarët e morën përsipër ta shoqëronin në të gjithë viset shqiptare nën besën e rojen e tyre. Charles Richard Crane u besoi, e jo vetëm aq, por ai u bë shumë shpejt mik me këta trima që e ruanin dhe ishin gati të bënin sakrificën më të madhe për ta mbrojtur. Kështu ai udhëtoi i qetë nga Shqipëria e Jugut në Veri, kaloi nëpër territoret ku bëheshin luftime, në Malësi të Madhe dhe deri në Podgoricë. Ishte një udhëtim që mund të konsiderohej fatlum. Ai kurrë nuk do t’i harronte këta shqiptarë me cilësi të larta, trimëri e bujari të pashoqe. Në Podgoricë atë kohë kishte mbi 20 mijë malësorë shqiptarë të ikur nga shtëpitë e veta nga ekspedita mizore e Shefqet Turgut Pashës. Shihet se interesi i amerikanëve për çfarë ngjante në Shqipëri ishte i madh. “New York Times” botonte reportazhe mbi luftën e kryengritësve shqiptarë kundër zgjedhës otomane. Ishte një fat për shqiptarët që pikërisht ky vizitor që e strehuan dhe e zunë mik, të ishte pjestar dhe figurë e rëndësishme e delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Paris. Ai i dinte problemet e shqiptarëve dhe ambicjet ballkanase për ta copëtuar shtetin shqiptar. Padyshim ai ka dhënë një kontribut të madh në krijimin e bindjes së Presidentit Wilson që Shqipëria duhej mbrojtur me çdo kusht. Charles Richard Crane, i cili i njihte atdhetarët shqiptarë i kishte edhe miq ata, si Kristo Dakon dhe Fan Nolin e atdhetarë të tjerë. Duhet kujtuar se më 4 korrik 1918, kur ende bota ishte në Luftën e Parë Botërore, i cila kishte filluar më 28 korrik 1914, Fan Noli në funksionin e kryetarit të “Vatrës” arriti të takonte presidentin Wilson në Mount Vernon. Ja se e kujton Noli këtë moment në një letër që i dërgoi vatranëve “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha . .” dhe më tej: “Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: “Unë do të kem një zë në Konferencën e ardhshme të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Studiuesi Peter R. Prifti ka shkruar: “I impresionuar thellë nga idealizmi i Wilson-it, Noli u bë një përkrahës i pasionuar i demokracisë wilsoniane. Drejtësia ndërkombëtare, vëllazërimi njerëzor, simpatia për të dobëtit.” Lufta e Parë Botërore përfundoi më 11 nëntor 1918. Presidenti Wilson shkoi në Paris dhe megjithëse kishte këmbëngulur që Shqipëria të mos prekej, me largimin e tij në Amerikë, delegacionet e shteteve fituese të luftës sërish iu kthyen planeve të vjetra për copëtimin e Shqipërisë. Delegacioni shqiptar dhe miqtë amerikanë të Shqipërisë u shqetësuan dhe ia paraqitën gjëndjen Presidentit Wilson, i cili edhe pse i sëmurë mori sërish rrugën për Paris. Ai u bë shpëtimtar i Shqipërisë, nën ndikimin e tij të fuqishëm u vendos që Shqipëria nuk do të prekej në kufijtë e saj të njohur para lufte, aq më tepër se Shqipëria nuk konsiderohej shtet i mundur që të paguante pasojat e një lufte ku ajo nuk kishte qënë pjestare aleancash, përkundrazi shtetet ndërluftuese e kishin bërë territorin e saj shesh betejash kundër dëshirës së saj. Delegatët e shteteve iu bindën më së fundi vullnetit të hekurt të Presidentit Wilson dhe veç atëherë kur ai u sigurua për fatin e Shqipërisë, u kthye në Amerikë. Duke shpallur 14 pikat e Konferencës së Paqes së Versajës, që do të sillnin krijimin e Lidhjes së Kombeve presidenti amerikan do të bëhej një figurë shumë popullore në botë si kampion i Paqes. Por pikërisht kur po krijohej Lidhja e Kombeve plot entuziazëm nga Europa, Kongresi Amerikan nuk e aprovoi hyrjen e Amerikës në këtë forum të ri ndërkombëtar, çfarë solli dhe një zhgënjim tek Presidenti Wilson, i cili kaloi goditjen e dytë në zemër dhe përkeqësimin e gjëndjes shëndetësore. Pikërisht në këtë vit atij iu dha çmimi Nobel për Paqe. Mbas tetë vjetëve në drejtim të shtetit amerikan, la Shtëpinë e Bardhë më 4 mars 1921. Është shumë domethënëse një ngjarje për të treguar lidhjet shpirtërore të Presidentit Wilson me shqiptarët. Pasi kish mësuar se në Shqipëri populli në këngët e tij përmendte mikun e madh të shqiptarëve Wilson, në një letër që presidentit Woodrow Wilson i dërgonte profesorit amerikan Elmer J. Jones i shkruante: -“S’ ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri… Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe na sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësinë tonë kombëtare.” Ky mik i madh i shqiptarëve mbylli sytë në Washington D.C. më 3 shkurt 1924. Janë të mrekullueshme fjalët e Fan Nolit për vdekjen e Wilsonit: “Pranë Amerikës merr pjesë në këtë zi edhe Shqipëria e cila qan në fytyrën e amerikanit të madh, idealistin bujar dhe mbrojtësin e tij më të fortë.’ “Wilson bëri më tepër se çdo njeri për indipendencën e Shqipërisë.” Ndërsa në Kuvendin Themelor të Vatrës Fan Noli u shpreh: “ – Kur Shqipëria u qas në Lidhjen e Kombeve në Dhjetor, 1920, – kur unë si delegat i Shqipërisë ndënja në një radhë me përfaqësonjësit e shteteve të tjera të qytetëruar të botës në Gjenevë, – kur indipendenca jonë u njoh përsëri zyrtarisht, – kur vendi ynë shpëtoj nga makthi i invazioneve të huaja, – kur u vendos një mjet paqësor për të regulluar konfliktet e kufirit tonë, – kur populli ynë mori vehten dhe pa një ditë të bardhë pas aqë mjerimesh dhe vojtjesh të patreguara, ndjeva një emër që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave Shqiptare, emri i Presidentit Wilson.” Faik Konica nga ana e tij do të shprehej: “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument të pavdekur në zemrat e tyre.” Çfarë edhe ndodhi shpirtërisht e realisht. Një shtatore madhështore e Presidentit Wilson qëndron në sheshin kryesor të Tiranës së Re që mban emrin e tij. Miqësia e shqiptarëve me Amerikën kaloi nëpër sprova të mëdha historike e jo vetëm në 1919 por edhe në çlirimin përfundimtar të Kosovës më 1999, ndaj dhe mirënjohja është e përjetshme.Copy the BEST Traders and Make Money : https://bit.ly/fxzulullll
PRESIDENTI WILSON-ËNGJËLLI MBROJTËS I SHQIPËRISË Nga KOLEC TRABOINI Thomas Woodrow Wilson u lind në qytetin Stauton, Virxhinia të Amerikës më 28 dhjetor 1856. Gjatë shkollimi dallohej si një nxënës i zellshmën dhe orator i mirë, kreu studimet dhe mori disa diploma universitare. Ka qënë një udhëheq i lëvizjes për progres. President i Princeton University nga viti 1902 në 1910 si dhe Governator i New Jersey nga 1911 në 1913. Në maj 1906 ai pësoi një goditje në zemër që do të përbente një shqetësim shëndetësor gjatë gjithë jetës së tij. U zgjodh President i i 28-t i Shteteve të Bashkuara detyrë që e filloi në 4 mars 1913 deri më 4 mars 1921. Ishte mbrojtësi më i flaktë i shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore kur Greqia, Serbia, Italia, Franca e disa vende të tjera ishin të gatshme për copëtimin e Shqipërisë, për ta ndarë mes aleateve fitues të luftës dhe për të krijuar një minishtet në Shqipërinë e Mesme nën sundimin e Esat Pashë Toptanit. Por qe fat i madh për shqiptarët që Wilson-i ishte president në këtë periudhë historike dhe ai i preu rrugën çdo ambicioni për copëtimin e Shqipërisë që siç shkruante Faik Konica, Shqipëria “ishte dënuar me vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, asnjë rreze shprese s’ndritte gjëkundi. Po e papritura ngjau dhe kjo e papritur erdhi nga qëndrimi i Woodrow Wilson-it”. Të mos harrojmë se kishte shumë faktorë që kishin ngjallur dashurinë e Presidentit Wilson për shqiptarët. E një nga këto ishte edhe Charles Richard Crane (1858–1939) bir i një industrialisti amerikan në Çikago, që ndihmoi në zgjedhjen e presidentit Woodrow Wilson në fushatën e vitit 1912. Po si e në çfarë rrethana kish lindur kjo lidhje e këtyre amerikanëve të shquar me shqiptarët? Në pranverë të vitit 1911, kur vazhdonte Kryengritja e Malësisë së Madhe, kishte bërë një udhëtim në qendër të Perandorisë Osmane, Charles Richard Crane u nis nga Stambolli në drejtim të Shqipërisë. Ministria e Jashtme Perandorake e shqetësuar për jetën e milionerit amerikan e këshilloi të mos e bënte atë udhëtim me rreziqe në vilajetet shqiptare, por kur pa këmbënguljen e amerikanit e shoqëroi atë me një grup ushtarësh turq. Kur grupi hyri në territoret shqiptare i dolën në rrugë shqiptarë të armatosur pjestarë çetash atdhetare. Ata e ndaluan karvanin duke urdhëruar kthimin e ushtarëve turq. Ishte një situatë e vështirë që mund të përfundonte me luftim. Milioneri amerikan nuk donte të kthehej prapa, atëherë shqiptarët e morën përsipër ta shoqëronin në të gjithë viset shqiptare nën besën e rojen e tyre. Charles Richard Crane u besoi, e jo vetëm aq, por ai u bë shumë shpejt mik me këta trima që e ruanin dhe ishin gati të bënin sakrificën më të madhe për ta mbrojtur. Kështu ai udhëtoi i qetë nga Shqipëria e Jugut në Veri, kaloi nëpër territoret ku bëheshin luftime, në Malësi të Madhe dhe deri në Podgoricë. Ishte një udhëtim që mund të konsiderohej fatlum. Ai kurrë nuk do t’i harronte këta shqiptarë me cilësi të larta, trimëri e bujari të pashoqe. Në Podgoricë atë kohë kishte mbi 20 mijë malësorë shqiptarë të ikur nga shtëpitë e veta nga ekspedita mizore e Shefqet Turgut Pashës. Shihet se interesi i amerikanëve për çfarë ngjante në Shqipëri ishte i madh. “New York Times” botonte reportazhe mbi luftën e kryengritësve shqiptarë kundër zgjedhës otomane. Ishte një fat për shqiptarët që pikërisht ky vizitor që e strehuan dhe e zunë mik, të ishte pjestar dhe figurë e rëndësishme e delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Paris. Ai i dinte problemet e shqiptarëve dhe ambicjet ballkanase për ta copëtuar shtetin shqiptar. Padyshim ai ka dhënë një kontribut të madh në krijimin e bindjes së Presidentit Wilson që Shqipëria duhej mbrojtur me çdo kusht. Charles Richard Crane, i cili i njihte atdhetarët shqiptarë i kishte edhe miq ata, si Kristo Dakon dhe Fan Nolin e atdhetarë të tjerë. Duhet kujtuar se më 4 korrik 1918, kur ende bota ishte në Luftën e Parë Botërore, i cila kishte filluar më 28 korrik 1914, Fan Noli në funksionin e kryetarit të “Vatrës” arriti të takonte presidentin Wilson në Mount Vernon. Ja se e kujton Noli këtë moment në një letër që i dërgoi vatranëve “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha . .” dhe më tej: “Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: “Unë do të kem një zë në Konferencën e ardhshme të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Studiuesi Peter R. Prifti ka shkruar: “I impresionuar thellë nga idealizmi i Wilson-it, Noli u bë një përkrahës i pasionuar i demokracisë wilsoniane. Drejtësia ndërkombëtare, vëllazërimi njerëzor, simpatia për të dobëtit.” Lufta e Parë Botërore përfundoi më 11 nëntor 1918. Presidenti Wilson shkoi në Paris dhe megjithëse kishte këmbëngulur që Shqipëria të mos prekej, me largimin e tij në Amerikë, delegacionet e shteteve fituese të luftës sërish iu kthyen planeve të vjetra për copëtimin e Shqipërisë. Delegacioni shqiptar dhe miqtë amerikanë të Shqipërisë u shqetësuan dhe ia paraqitën gjëndjen Presidentit Wilson, i cili edhe pse i sëmurë mori sërish rrugën për Paris. Ai u bë shpëtimtar i Shqipërisë, nën ndikimin e tij të fuqishëm u vendos që Shqipëria nuk do të prekej në kufijtë e saj të njohur para lufte, aq më tepër se Shqipëria nuk konsiderohej shtet i mundur që të paguante pasojat e një lufte ku ajo nuk kishte qënë pjestare aleancash, përkundrazi shtetet ndërluftuese e kishin bërë territorin e saj shesh betejash kundër dëshirës së saj. Delegatët e shteteve iu bindën më së fundi vullnetit të hekurt të Presidentit Wilson dhe veç atëherë kur ai u sigurua për fatin e Shqipërisë, u kthye në Amerikë. Duke shpallur 14 pikat e Konferencës së Paqes së Versajës, që do të sillnin krijimin e Lidhjes së Kombeve presidenti amerikan do të bëhej një figurë shumë popullore në botë si kampion i Paqes. Por pikërisht kur po krijohej Lidhja e Kombeve plot entuziazëm nga Europa, Kongresi Amerikan nuk e aprovoi hyrjen e Amerikës në këtë forum të ri ndërkombëtar, çfarë solli dhe një zhgënjim tek Presidenti Wilson, i cili kaloi goditjen e dytë në zemër dhe përkeqësimin e gjëndjes shëndetësore. Pikërisht në këtë vit atij iu dha çmimi Nobel për Paqe. Mbas tetë vjetëve në drejtim të shtetit amerikan, la Shtëpinë e Bardhë më 4 mars 1921. Është shumë domethënëse një ngjarje për të treguar lidhjet shpirtërore të Presidentit Wilson me shqiptarët. Pasi kish mësuar se në Shqipëri populli në këngët e tij përmendte mikun e madh të shqiptarëve Wilson, në një letër që presidentit Woodrow Wilson i dërgonte profesorit amerikan Elmer J. Jones i shkruante: -“S’ ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri… Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe na sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësinë tonë kombëtare.” Ky mik i madh i shqiptarëve mbylli sytë në Washington D.C. më 3 shkurt 1924. Janë të mrekullueshme fjalët e Fan Nolit për vdekjen e Wilsonit: “Pranë Amerikës merr pjesë në këtë zi edhe Shqipëria e cila qan në fytyrën e amerikanit të madh, idealistin bujar dhe mbrojtësin e tij më të fortë.’ “Wilson bëri më tepër se çdo njeri për indipendencën e Shqipërisë.” Ndërsa në Kuvendin Themelor të Vatrës Fan Noli u shpreh: “ – Kur Shqipëria u qas në Lidhjen e Kombeve në Dhjetor, 1920, – kur unë si delegat i Shqipërisë ndënja në një radhë me përfaqësonjësit e shteteve të tjera të qytetëruar të botës në Gjenevë, – kur indipendenca jonë u njoh përsëri zyrtarisht, – kur vendi ynë shpëtoj nga makthi i invazioneve të huaja, – kur u vendos një mjet paqësor për të regulluar konfliktet e kufirit tonë, – kur populli ynë mori vehten dhe pa një ditë të bardhë pas aqë mjerimesh dhe vojtjesh të patreguara, ndjeva një emër që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave Shqiptare, emri i Presidentit Wilson.” Faik Konica nga ana e tij do të shprehej: “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument të pavdekur në zemrat e tyre.” Çfarë edhe ndodhi shpirtërisht e realisht. Një shtatore madhështore e Presidentit Wilson qëndron në sheshin kryesor të Tiranës së Re që mban emrin e tij. Miqësia e shqiptarëve me Amerikën kaloi nëpër sprova të mëdha historike e jo vetëm në 1919 por edhe në çlirimin përfundimtar të Kosovës më 1999, ndaj dhe mirënjohja është e përjetshme.Copy the BEST Traders and Make Money : https://bit.ly/fxzul