Nga Kozeta Zylo /
O vellezerit dhe motrat e mia te nje gjaku, te nje gjuhe, o top modela dhe firmato kuvendare qe keni dale nga binaret, pse nuk i kerkuat te hape shkolla shqipe ne ku jane miliona shqiptare meqense eshte kreu i shtetit turk, po vjen dhe merret me turqizimin duke filluar qe nga poezia ne turqisht qe reciton vajza shqiptare duke e quajtur presidentin e turqve Rexhepin si Prijes dhe te shqiptareve myslimane! Prijesi i shqiptareve eshte Skenderbeu dhe jo Rexhepi. Pse nuk i recitove nje poezi per Skenderbeun qe luftoi kunder vellezerve te nje gjaku te Rexhepit, te cilet per 500 vjet na shkaterruan me themel…dhe ne se eshte vertete vella myslyman te kerkoje falje per genocidin qe ushtruan te paret e Rexhepit. E paska recituar dhe presidenti i turqve Rexhepi kete poezi ne 100 vjetorin e fitores se luftes se turqve ne Galipoli ne Luften e pare boterore, dhe me te drejte respekton fitoret e vendit te tij, ndersa tek ne ulet kembekryq dhe humbjet e turqve ne betejat me Prijesin dhe HEROIN KOMBETAR SKENDERBEUN i feston si fitore mbeshtetur nga vellezerit e tij shqiptare, topmodelet dhe firmatot kuvendare.
Ku ku c’varferi eshte ne popullin tim, ku ku c’shitje behet nga varferia!… Ku, ku qe na perhapet si zogjte e korbit ne gjithe boten o politikane te verber?
Sikur te ishja aty do te te vija ne ceremoni dhe perballe teje labce dhe shqiptarce o prijes i turqve do te recitoja dhe do te vajtoja me Oiiiiiii vargjet e Rilindasve te medhenj si te Naimit:
Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.
Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s’e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t’u vinë.
Vëllazërin’ e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s’dinë se ku venë.
Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt’ e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.
Ndersa vargjet e vajzes shqiptare qe recitoi turqisht dhe mahniti Prijesin e saj Rexhepin se bashku me bashkeshorten Eminen dhe “yjet e politikes shqiptare” jane:
Ej krenaria e botës islame, Presidenti ynë, prijësi ynë Rexhep Taip Erdogan
Minaret tona mos i lër pa ezan o Allah
Ose thirrni këtu ata që bëjnë mjaltë
Ose mos na lër pa zgjojet e bletëve
Këtu janë pa zë minaret
Vendin që është bërë mysliman mos e lër pa myslimanë o Allah
Këtu trupi im është pa dashuri o Allah
Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtarë sheshin e xhihadit o Allah
Vitet që presin heronj, mos i lër pa heronj o Allahu im
Të dimë të dalim kundër armiqve
Neve mos na lër pa shpirt o Allahu im
Ose ndaje vendin e mbetur pa kërrkënd, ose mos na lër pa çoban o Allahu im
Ti mos na lër neve pa ty, pa ujë e pa ajër o Allahu im
Vendin që është pjekur me myslimanë, mos e lër pa myslimanë o Allahu im