Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një ceremonie në SHBA vlerësoi kontributin e rëndësishëm të disa personaliteteve shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e kulturore. Presidenti Dekoroi:
Me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” zotin Musli Mulosmanaj, Sami Repishti, Vehbi Bajrami, Frank Shkreli, Lisa Milicaj e Lui Fundo.
Me Dekoratën “Nderi i Kombit” regjisorin Stan Dragoti.
Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Këngëtarin Gëzim Nika.