Sot mbrriti në Tiranë Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso. Ai u prit në Parlament nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta që në seancën e posacme të Parlamentit sot cilësoi historike vizitën e sotme në Tiranë të Presidentit të KE-së, e cila ven pak ditë pas marrjes nga Shqipëria të statusit të kandidatit në BE..
Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso duke iu drejtuar deputetëve shqiptarë dhe Ambasadorëve të akredituar në Tiranë, theksoi se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Kryekomisioneri shtoi se vjen në Shqipëri për të sjellë asistencën dhe mbështetjen e KE-së në hapin e rradhës që ka vendi ynë pas marrjes së statusit kandidat.
…
Statusi është një hap i rëndësishëm, por tani shumica e punës varet nga ju, si përfaqësues të një populli, të një vendi si Shqipëria të cilin unë e vlerësoj shumë. Unë besoj se ju jo vetëm do të merrni të mirat e anëtarësimit në BE por mund edhe të jepni kontribut për stabilitetin në rajon. Komisioni Europian do të vazhdojë të punojë bashkë me ju me përkushtim në këtë rrugëtim, që së bashku të shkruajmë të ardhmen europiane dhe kapitujt e ardhshëm të historisë suaj të madhe”, theksoi Barroso
….
Presidenti i Komisionit Europian i drejtoi një apel politikës shqiptare, që në kuadër të integrimit, duhet të ketë parasysh konsensusin e të dyja palëve për reformat që kërkojnë hapat në procesin e integrimit.
…
Duke folur në lidhje me mbështetjen, Presidenti Barroso theksoi se kjo mbështetje, krahas të tjerave do të vijë edhe në aspektin ekonomik. Ai theksoi se mbështetja e KE-së për Shqipërinë do të vijë edhe në reforma financiare, ku siç shtoi Barroso do të sjellin stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.
…
Aplikimi i standarteve europiane, reformat ekonomike sado të vështira të jenë do t’ju ndihmojnë për të arritur stabilitetin ekonomik përmes rritjes graduale të ekonomisë. Të jeni të sigurt që KE do të bashkëpunojë me autoritete financiare, do të mbështesë në politika dhe financime ekonomike. Ndaj unë ju uroj ju për angazhimin tuaj në rajon, pasi me anë të nismave dhe projekteve ekonomike në rajon, e ndihmon edhe vendin dhe politikat financiare të rajonit. Europa nuk qështë një synim i largët, Europa jemi ne, secili prej jush. Shqipëria është pjesë e Europës. Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të jetë një projekt për secilin prej nesh, jo vetëm i krerëve të politikës, por i gjithë shoqërisë. Ky është një nga mësimet më të mira që ne kemi marrë sa i përket zgjerimit”, theksoi Barroso.
Sot Barroso vazhdon vizitën dhe takimet në Tiranë.