Vasil Tabaku u lind në Lushnje më 10.9.1953, në një familje me origjinë nga Gramshi. Shkollën e Mesme e kreu ne Ballsh. Në vitin 1977 përfundoi Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe një vit më vonë dha provimet plotësuese në Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara, Turqi.
Vasil Tabaku ishte poet, shkrimtar dhe publicist.
Gjatë viteve 1978 – 1986, ai ishte drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh. Më pas 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.


Nga viti 1987 deri më 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë, dhe nga viti 1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
Më pas ai punoi si gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë, gazetar në Radio Kontakt, gazetar e kryeredaktor në TV- ATN – 1, kryeredaktor i gazetës “Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.
Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punoni gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.

Vdiq më 25 shkurt 2020.

Libra:

  1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
  2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
  3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
  4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
  5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
  6. “Klithmë drite”, poezi, 1998.
  7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
  8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
  9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
  10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.